Kryeministri Edi Rama ka vijuar spektaklin me shfaqjet e tij për situatën e koronavirusit duke bërë vetë telefonata me qytetarët. Hallet e njerëzve janë të ndryshme dhe “i madhi” i qeverisë u premton atyre zgjidhje duke dhënë këshilla mjekësore, ekonomike dhe shoqërore.
Në një moment ai ndërpritet nga një telefonatë në celularin personal dhe përgjigjet frëngjisht: “Mirëdita zoti Presidenti!”. Sinjali televiziv i ERTV ndërpritet dhe pas telefonatës Rama sqaroi se oshte Presidenti i Këshillit Europian. “Po i bëj të dyja njëkohësisht nga Brukseli në Krujë” – thotë Rama i kënaqur. ©LAPSI.al