Flash

Covid-19, shënohet viktima e tretë në Maqedoninë e Veriut

Lapsi.al 25 March 2020
Covid-19, shënohet viktima e tretë në Maqedoninë e Veriut

Ka shkuar në 177 të infektuar numri i personave me koronavirus, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 3. Mediat maqedonase raportojnë se viktima e tretë është nga Qendër Zhupë dhe këtë e konfirmoi edhe vetë ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe.

“Sot kemi edhe një paciente të sëmurë nga virusi Korona. Pacientja tanimë një kohë ishte në aparate për frymëmarrje. Për fat të keq ajo ndërroi jetë para pak çastesh. Ishte 66 vjeçe”, tha Filipçe.

Më tej ai shtoi: “Është mirë se një pjesë e pacientëve po diagnostikohen në fazë shumë të hershme. Vlerësoj se të kjo është e mirë, sepse mund të përcaktohemi për terapi adekuate. Punktet po funksionojnë shumë mirë, mjekët amë po caktojnë testime. Në rrjedhë është seanca e Qeverisë së republikës së Maqedonisë së Veriut, bëhet fjalë se si do të organizohet ora policore gjatë fundjavës. Në këtë luftë të gjithë jemi të barabartë dhe të gjithë duhet t’i zbatojmë masat dhe rekomandimet. Gjithsecili është i rëndësishëm në këtë luftë. Të gjithë jemi të përgjegjshëm, të gjithë bartim përgjegjësi se vetëm të bashkuar mund të përballemi me këtë virus”.

Filipçe edhe njëherë përkujtoi në rekomandimet që të mbahet distanca mes njerëzve dhe larja e duarve, ndërkohë që njoftoi se prej sot tek dy pacientë ka filluar të praktikohet një terapie të re.

“Zyrtarisht kanë përfunduar të gjitha procedurat, dy pacientë janë vënë në këtë terapi, është e nevojshme që të bëhen disa kontrolle kardiologjike si EKG. Kjo terapi nuk mund tu jepet pacienteve që janë ëpr kurim shtëpiak, por personave që janë të shtruar në spital”, deklaroi Venko Filipçe, ministër i shëndetësisë.

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43