Flash

Dramatike/ Dhjetëra kamionë ushtarakë transportojnë kufomat nga covid-19 në Itali (FOTO)

Lapsi.al 19 March 2020
Dramatike/ Dhjetëra kamionë ushtarakë transportojnë kufomat

Dhjetëra automjete ushtarake janë fotografuar duke transportuar kufomat e koronavirusit në Itali, ndërkohë që morgjet janë plot. Kamionët u fotografuan duke lëvizur nëpër qytetin e Bergamos në rajonin e Lombardisë, një nga më të goditurat nga virusi.

Italia është vendi më i prekur nga koronavirusi pas Kinës, me 35 mijë të prekur dhe gati 3 mijë të vdekur. Në këtë situatë të rëndë në vendin fqinj, autoritetet italiane kanë publikuar të dhëna mbi viktimat e këtij virusi vdekjeprurës.

Më shumë se 70% e viktimave ishin burra, mosha mesatare e të cilëve është 79.5 vjeç. Ndërkohë, mosha mesatare e grave që kanë humbur jetën është më e lartë, 83.7 vjeç. Nga mosha 40 vjeç deri në 50 vjeç kanë humbur jetën 17 persona, ndërsa 5 janë konfirmuar të vdekur nën 40 vjeç, të cilët kanë pasur sëmundje të tjera të rënda.

 

Të këshilluara

12 vjet burg në Serbi kush shkel karantinën

Beogradi zyrtar ka paralajmëruar masa të ashpra ndëshkuese ndaj të gjithë atyre që nuk zbatojnë vendimet për të qëndruar në karantinë. Nëse një person do të ...

08:32

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI