Policia Kufitare në Kapshticë ka shtuar masat parandalimin dhe luftiin e shkeljes së ligjit në kufi.
"Gjatë muajit shkurt të këtij viti janë evidentuar 19 raste të paligjshmërisë" njofton Policia Kufitare e Kapshticës.
Në kuadër të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e aktivitetit të kundraligjshëm në kufi janë proceduar penalisht 19 shtetas, konkretisht:
-12 raste të falsifikimit të vulave në pasaporta, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
- 5 raste të "Kalimit të paligjshëm të kufirit shtetëror”.
- 1 rast për "Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror".
-1 rast për "Kundërshtim të punonjësit të policisë".
Si rezultat i intervistimeve të thelluara, janë kapur 4 persona në kërkim të cilët kanë tentuar t'i shmangen kontrollit policor nëpërmjet dhënies së identitetit të rremë.
Në kuadër të aplikimit të masave shtesë janë kthyer mbrapa duke iu refuzuar dalja pasi nuk justifikonin arsyet e udhëtimit, 279 shtetas shqiptarë.
Janë proceduar me masë administrative 76 shtetas shqiptarë, për thyerje të dispozitave të ligjit "Për Kontrollin Kufitar" dhe 6 shtetas të huaj për thyerje të dispozitave të ligjit për të huajt.
Në drejtim të parandalimit dhe goditjes së trafikimit të lëndëve narkotike nga shërbimet e Policisë Kufitare, janë kryer 2514 kontrolle të imtësishme në vijën e dytë dhe skaner për autobusë, kamionë dhe autovetura.
Nga ana e shërbimeve të Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë dhe FRONTEX, janë kapur 920 shtetas të vendeve të treta, me të cilët Policia Kufitare ka ndjekur procedurat.