Flash

Dalin detajet/ Cilët janë bashkëshortët me koronavirus në Dibër të Maqedonisë

Lapsi.al 6 March 2020
Dalin detajet/ Cilët janë bashkëshortët me koronavirus

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka dhënë detaje të reja për 2 rastet e reja të prekura me koronavirus në këtë vend. Bëhet fjalë për një çift bashkëshortor nga Dibra që janë kthyer nga Italia disa ditë më parë. Ata janë të moshave 68 dhe 62 vjeç. Ata kanë udhëtuar me autobus së bashku me 40 persona të tjerë nga Breshia në 27 shkurt.

Ata janë vizituar të mjeku në 2 mars, por nuk kishin shfaqur shenja të sëmundjes. Ditën e sotme janë paraqitur sërish në spitalin e Dibrës ku kanë dalë pozitive. Ministri I Shëndetësisë tha se të prekurit kanë kontaktuar me disa anëtarë të familjes së tyre dhe se po merren masa edhe ndaj udhëtarëve të tjerë të autobusit. Pacientët e prekur janë transferuar në spitalin infektiv të Shkupit. Gjendja e tyre është e qëndrueshme, por paraqesin rëndim në rrugët e frymëmarrjes. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI