Flash

"Kam menduar të vetëvritem si Di Bartolomei": rrëfimi tronditës i ish-lojtarit të Romës

Lapsi.al 12 February 2020
"Kam menduar të vetëvritem si Di Bartolomei": rrëfimi

Pavarësisht se është mësuar gjatë karrierës së tij si futbollist të mos dorëzohet kurrë, Sebino Nela është përballur me një kundërshtar që të fut frikën vetëm ti artikulosh emrin: tumori. Një periudhë e gjatë sëmundje, që ka rrezikuar ta detyrojë të bëjë veprimin më ekstrem. Ashtu si për ish-shokun e tij të Romës, Agostino Di Bartolomei. "Përsé vrau veten? E vlerësoja pafundësisht. Një kapiten i vërtetë. Si duhet të jenë kapitenët. Ishte i sëmurë brenda, në shpirt. E mendova edhe unë, shpesh, në vitet që zgjati sëmundja, por nuk gjeta kurajën", ka zbuluar ai në një intervistë për Corsport.

"Dy vjet e gjysëm kimio nuk janë shaka. Të shëron një gjë e të përkeqëson një tjetër. Kam patur goditje ishemike. Por presioni është në rregull dhe bëj një jetë normale", ka shtuar ai.

"E pashë vdekjen në sy. E kam metabolizuar këtë gjë. Nuk e di sa herë jamë gjendur duke qarë në shtrat. E kam menduar miliona herë. Por e di cfarë, nësedo të ndodhë nesër, ‘në djall të shkojë... Të shfaqet një film i gjithcka ke bërë, e mirë dhe e keqe. Në fund jam i kënaqur për personin që jam. Nuk kam keqardhje, mund të vdes edhe nesër".

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plani për kontrollin e bashkisë/ Çfarë loje po luan Veliaj

Ç ’fshihet pas valës së spastrimeve në bashki? Çfarë simbolizon zëvendësimi në IKMT i një militanti patronazhist si Rigers Sheqeri me një besnik të Lalit si Halit Valteri? Pyetja që shtrohet: A mos Veliaj po mendon të dalë me një kandidat të mbështetur prej tij në garën për Tiranën?

14:39

Me sytë katër

PAPARAZZI