Flash

Ibrahimovic humbi derbin, jo cinizmin: "Inter nuk është për titull"

Lapsi.al 10 February 2020
Ibrahimovic humbi derbin, jo cinizmin: "Inter nuk është për

Zlatan Ibrahimovic ka bërë detyrën duke shënuar një gol e duke shërbyer një assist në derbi, ndërsa Milan, sidomos në pjesën e dytë, u shua: "Vështirë të shpjegosh një pjesë të parë gati perfekte me një të dytë totalisht ndryshe. Me rikthimin në fushë pas pushimit folëm se nuk duhet të pësonim gol në 15 minutat e para, por ndërkohë pësuam dy. Humbëm besimin e ndeshjen".

Suedezi pas ndeshjes shpjegon motivet e përmbysjes zikaltër: "Në pjesën e parë ndoqëm taktikisht sugjerimet e studiuara gjatë javës, pastaj pësuam golin e Brozovic dhe u rrëzua gjithcka. Në fillim bënim presing lart, pastaj hoqëm dorë nga presingu dhe qarkullimi i topit. Tani të harrojmë pjesën e dytë: më mirë të luajmë keq e të fitojmë".

Ndoshta në rikuperimin e pësuar ka rëndësi edhe mosha e re e Milan: "Ka rëndësi edhe eksperienca në këtë lloj ndeshje, nëse fiton 2-0 duhet më pas të dish të administrosh, sidomos kundër skuadrave si Inter. Edhe pse në pjesën e parë ata nuk mu dukën si skuadër për vendin e dytë, gjë që e treguan në të dytën. Por nuk janë për titull".

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plani për kontrollin e bashkisë/ Çfarë loje po luan Veliaj

Ç ’fshihet pas valës së spastrimeve në bashki? Çfarë simbolizon zëvendësimi në IKMT i një militanti patronazhist si Rigers Sheqeri me një besnik të Lalit si Halit Valteri? Pyetja që shtrohet: A mos Veliaj po mendon të dalë me një kandidat të mbështetur prej tij në garën për Tiranën?

14:39

Me sytë katër

PAPARAZZI