Flash

Video/ Inter përmbys Milan dhe merr kreun në 90 minuta: dy fytyrat e një derbi

Lapsi.al 9 February 2020
Video/ Inter përmbys Milan dhe merr kreun në 90 minuta: dy fytyrat e

Inter fiton derbin me një përmbysje të cmendur, pasi shkoi nën dy gola në pushim. Milan humbet 4-2, me ndjenja faji të mëdha. Kuqezinjtë dominuan pjesën e parë, por u shpërfytyruan në të dytën, kur grinta e Antonio Conte, karikoi zikaltrit me dozën e duhur të besimit, për të marrë derbin dhe kreun e klasifikimin, me pikë të barabarta me Juventus.

Milan nisi më mirë, zikaltrit nuk gjetën kurrë masat e pas disa situatave të rrezikshme, është shtylla në minutën e 9' që i mohon Calhanoglu golin e avantazhit (goditje e fuqishme nga jashtë zonës). Inter afrohet në zonën kundërshtare vetëm në goditje standarde e Godin me kokë në të 19' i shkoi pranë në zhvillimet e një goditje këndi. Milan megjithatë është në fushë dhe në të 40' mori frytet e një supremacie evidente: Ibrahimovic ka dhënë një asist perfekt për Rebic në minutën e 40. suedezi kërceu mbi Godin dhe për kroatin ishte fare e thjeshtë ta dërgonte topin në rrjetë. Por nuk mbaroi me kaq, sepse Ibrahimovic ndëshkoi sërisht skuadrëm apatike zikaltër, me golin e dytë në minutën e 45. Këtë herë goditja me kokë e suedezit përfundoi në rrjetë, duke cuar kuqezinjtë në avantazhin e dyfishtë në pushim të ndeshjes.

Interi që është futur në fushë në pjesën e dytë është shumë ndryshe nga ai i pjesës së parë. Conte duhet të ketë bërtitur fort në dhomat e zhveshjes, sepse reagimi i zikaltëreve ishte i jashtëzakonshëm. Në minutën e 51 Brozovic shënoi golin e shpresës, duke futur në lojë të tijtë, me një goditje të fuqishme nga jashtë zonës.

Por nuk mbaron me kaq, sepse vetëm pas dy minutash Vecino barazon shifrat, duke përfituar nga një hutim i prapavijës së Milan. Asist i Sanchez, që u nisi në linjë në pozicionin jashtë loje i dha mundësinë uruguajanit të barazojë rezultatin.

Milan e ndjen goditjen dhe lëshon në lojë, duke i dhënë mundësinë Inter të përmbys situatën në derbi, duke shënuar edhe golin e tretë përballë Milan. Zikaltrit në pjesën e dytë u shndërruan në skuadrën që Antonio Conte dëshiron të shohë dhe goli i tretë mbërriti në zhvillimet e një goditje këndi. De Vrij është spektakolar në goditjen me kokë, duke mposhtur Donnarumma, që u detyrua të nxjerrë topin nga rrjeta për herë të tretë në minutën e 70.

Dhjetë minuta më pas Inter barazoi edhe llogarinë e shtyllave: goditje dënimi fantastike e Eriksen me topin që u përplas në kryqëzimin e shtyllave. Pioli provoi të drejtonte një ndeshje të shkuar keq me ndryshime: Leao, Paquetà e Bonaventura në fushë. Braziliani gjeti krosimin e saktë për Ibrahimovic në minutën e 90, por kuqezinjtë gjetën vetëm avantazhin e shtyllave. Fjalën e fundit e pati Lukaku në të 93': krosimi i Vecino e goditje me kokë e belgut që mbyll derbin 4-2.

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.20

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI