Flash

Video/ Cristiano Ronaldo nuk fiton dot vetëm: Juventusi i Veronës larg nivelit të CR7

Lapsi.al 9 February 2020
Video/ Cristiano Ronaldo nuk fiton dot vetëm: Juventusi i Veronës larg

Një Cristiano Ronaldo i përbindëshëm u shfaq në Verona. Problemi i vetëm është se Juventus, nga njëra anë ka "përbindëshin" dhe nga ana tjetër një grup lojtarësh jo të kombinuar mirë së bashku. Dhe ai grup lojtarësh, pak i shqetësuar, pak i hutuar dhe pak sipërfaqësor, përfundoi i mbytur. Bardhezinjtë kanë humbur ndeshjen e katërt të sezonit në Verona, e treta në kampionat, dhe Interi tani mund ti afrohet sërisht në kampionat. Por përtej humbjes (më shumë se humbje), Sarri duhet të shqetësohet për atë që po ndodh në ekipin e tij, i aftë të përmbyset në dy gola nga një Veronë e shkëlqyer në më pak se 20 minuta. Dhe kjo ndodhi kur dukej se skuadra e Juriç po vuante shtrydhjen e ndeshjes së tretë në 6 ditë. Goli i parë i verdhebluve i dha Juventusit një dhimbje koke, duke u futur në një “marrjemendsh” pa rripa sigurie. Me atë ritëm, kampionët italianë hynë në krizë e Sarri duhet të shqetësohet për këto arsye:

1) Qëndrimi. U pa shumë sipërfaqësor: dy prekje Bentancur dhe Pjanic ishin të gabuara në aksionin e 1-1 të Borinit. Ato dhurata paguhen.

2) Mbrojtja. Bonucci u mund dy herë nga Kumbulla në luftën ajrore, Var e shpëtoi atë në rastin e parë (goli u anulua për një pozicion jashtë loje të ... shpatullës së veronezit) dhe u dënua në të dytën (penalltia e fishkëlluar). Por i gjithë sistemi i mbrojtjes nuk po shkon mirë.

3) Ritmi. 18 ditë para Ligës së Kampionëve, Verona dominoi Juven për sa i përket shpejtësisë dhe intensitetit, sikur të ishte një ekip i Premier League. Këtu, në Evropë, luajnë me ritmin e Veronës dhe me cilësi më të madhe, kjo duhet të jetë e qartë.

https://www.youtube.com/watch?v=Uq0tu0hdM6Y

FILLIMI VETËM VERONA - Për gjysmë ore, Juve u godit nga një shi meteorësh. Veronezët vijnë nga të gjitha anët, me një ritëm të çmendur. Skuadra e Juriç mbeti në atë nivel, me atë frymë, deri në të 30’, dhe më pas rifilloi në gjysmën e dytë, kur duhej të riorganizohej, kur mbase nuk kishte të njëjtin vazhdimësi. Kjo, përkundër orarit që, me rikuperimin e ndeshjes së prapambetur të së mërkurës në “Olimpico”, detyroi Veronën të luajë tre ndeshje, kundër Milan, Lazio dhe Juventus, në gjashtë ditë. Verona i kapi bardhezinjtë “për fyti” dhe i la të shkonin pas gjysmë ore kur drita e paralajmërimit të mbarimit të karburantit u ndez në pult. Shtypje e lartë dhe totale, nga jashtë dhe në qendër. Ato gjithmonë luajnë kështu, por këtë herë ishte i tërë stadiumi që e shtyu (rekord historik arkëtimi për Hellas). Cuadrado dhe Alex Sandro nuk ishin në gjendje të bezdisnin në gjysmëfushën kundërshtare, sepse ata ishin nën presion nga Zacagni dhe Lazovic (sidomos kolumbiani) dhe Faraoni dhe Borini (ndaj brazilianit). E njëjta vështirësi e mbajti prapa Pjanic (vetëm 24 topa të prekur në pjesën e parë) i mbuluar nga Pessina.

MË PAS, PËRBINDËSHI - Në pjesën e dytë Juve filloi më mirë, me më shumë guxim. Ajo filloi të luante në mesfushën e Veronës, Ronaldo, i cili kishte ndezur motorët në fundin e pjesës së parë (një shtyllë dhe dy shanse të tjera të mira pas krosimit të Douglas Costa) shënoi një gol monstruoz: top në këmbë nga 50 metra, luajti me Rrahmanin dhe dërgoi topin në rrjetë.

NDRYSHIMET E JURIÇ - Por Verona ishte aty e rifilloi të luajë me një ritëm të lartë duke detyruar Bentancur dhe Pjanic të bëjnë një gabim secili në veprimin e barazimit të Borinit. Juriç kishte futur Pazzini disa minuta më parë dhe kur Bonucci, për të ndalur Kumbullën, devijoi topin me dorën e tij, gjithçka ishte penallti. Pazzo, vetëm sa nënshkroi fitoren më të madhe të sezonit të Veronës.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI