Jiangsu Suning ka zbuluar zyrtarisht uniformën e re për sezonin 2020/2021 dhe është e pamundur të mos dallohet se si fanella e re e klubit binjak të Inter (i njëjti pronar e sponsor teknik) do të jetë krejtësisht e njëjtë me atë që zikaltrit do të veshin në sezonin e ardhshëm: të njëjtat ngjyra e vijat me zig zag, që është edhe ndryshimi i madh i lajmëruar për fanellën e ardhshme të skuadrës së Conte.

