Flash

Inter-Milan nuk thyen dot rekordin e Inter-Juventus: San Siro do të jetë megjithatë plot

Lapsi.al 8 February 2020
Inter-Milan nuk thyen dot rekordin e Inter-Juventus: San Siro do të

Inter-Milan vazhdon të shesë me intesitet biletat për derbin e të dielës në mbrëmje: që tani janë prerë - përfshirë abonimet - mbi 75.000 bileta, gjë që e con San Siron drejt të gjithë vendeve të zëna, por jo drejt rekordit të arkëtimeve. Disa punime në fakt do të reduktojnë kapacitetin e San Siro e nuk do të lejojnë që të arrihet në 75.923 spektatorë të Inter-Juventus në 6 tetor, rekord në Serie A me 6.620.976 euro arkëtim.

Parashikohen numra megjithatë të lartë, në krahasim me ato të ndeshjes së vajtjes: Milan-Inter i 21 shtatorit kishte mirëpritur 70.440 spektatorë në stadium, për një arkëtim prej 4.931.321 euro. Kapaciteti total i San Siro për këtë sezon është fiksuar prej 75.871 vende, lehtësisht i reduktuar në krahasim me të shkuarën, për shkak të mbylljes së disa sektorëve të unazës së tretë për shkak të dridhjes së strukturës.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plani për kontrollin e bashkisë/ Çfarë loje po luan Veliaj

Ç ’fshihet pas valës së spastrimeve në bashki? Çfarë simbolizon zëvendësimi në IKMT i një militanti patronazhist si Rigers Sheqeri me një besnik të Lalit si Halit Valteri? Pyetja që shtrohet: A mos Veliaj po mendon të dalë me një kandidat të mbështetur prej tij në garën për Tiranën?

14:39

Me sytë katër

PAPARAZZI