Flash

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Godet sërish RAI3/ Intervista e Zaganit: Si e pësova nga Audi i zi i Saimir Tahirit (VIDEO)

Lapsi.al 29 January 2020
Godet sërish RAI3/ Intervista e Zaganit: Si e pësova nga Audi i zi i

Televizioni i njohur italian Rai 3 ka publikuar një intervistë me ish-oficeri i Antidrogës, Dritan Zagani. Në këtë intervistë ai flet për trafikun e lëndëve narkotike që bëhej në vend në kohën kur ministër i Brendshëm ishte Saimir Tahiri.

“Ky është dokumenti që mban datën 21 mars 2017. Është një përgjigje zyrtare nga autoritetet zvicerane të njohjes së azilit politik për mua dhe familjen time,” - dëgjohet të thotë Zagani në intervistën e dhënë për Rai 3.

Televizioni italian thotë se Dritan Zagani ishte një zyrtar i policisë shqiptare që merrej veçanërisht me luftën kundër drogës, por që sot jeton në Zvicër ku ka kërkuar azil politik.

“Duke bërë një hetim për një narkotrafikant në Vlorë, arrita të bija në gjurmë të një makine, një Audi të zi. Kontrollova targën dhe rastësisht pashë që pronar i kësaj makine ishte ministri im i kohës”, - tha Zagani.

Pas akuzave dhe hetimeve për përfshirjen e ish ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, ky i fundit u detyrua të jepte dorëheqjen.

Ishin kushërinjtë e Tahirit, vëllezërit Habilaj të cilët u arrestuan në Katania për trafik droge, të cilët u bën shkas për përfshirjen në hetime edhe të ish ministrit të Brendshëm.

Kujtojmë se Tahiri u dënua vitin e kaluar për shpërdorim detyre, e njëjta vepër penale për të cilën është akuzuar edhe Zagani. Mbi Zaganin bie akuza se i ka shitur informacione një oficeri italian, por që asnjëherë nuk është hapur një hetim.

“Unë nuk mund ta hetoj bandën, por banda më futi mua në burg”, - u shpreh Zagani.

Kjo nuk është hera e parë që RAI3 i kushton rëndësi kanabizimit dhe akuzave të përfshirjes së politikanëve në këtë vepër penale. Pak ditë më parë u publikua edhe një dokumentar ku flitet për shumëfishimin e trafikut të drogës. I menjëhershëm ishte reagimi i qeverisë, duke mohuar se realiteti përputhet me kronikën në fjalë.

https://www.facebook.com/tg3rai/videos/230576674603540/

Të këshilluara

Tërmet i fuqishëm në Tiranë e Durrës

Një tërmet i fuqishëm është regjistruar vetëm pak çaste më parë në Tiranë. Epiqendra e lëkundjeve është regjistruar në Hamallaj të Durrësit, por lëkundjet ja...

21:19

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI