Flash

LAJM I FUNDIT/ S’ka marrëveshje në Kosovë, Kurti dhe Mustafa akuzojnë njëri - tjetrin

Lapsi.al 28 January 2020
LAJM I FUNDIT/ S’ka marrëveshje në Kosovë, Kurti dhe

Ka përfunduar pas 3 orësh takimi mes përfaqësuesve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës në prani të ambasadorëve në Prishtinë. Palët nuk kanë pasur asnjë lëvizje nga qëndrimet e tyre. I mandatuari për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti tha pas takimit se nuk mund të ketë një marrëveshje ku lëshon vetëm njëra palë.

“Populli e ka thënë fjalën e vet. Interesimi dhe gatishmëria ime ka qenë shumë e madhe. Na ka ngelur vetëm një javë kohë. Pa rezerva dhe me punë të palodhshme kam qenë i hapur për marrëveshje, por nuk mund të ketë marrëveshje me përafrim të njëanshëm. Për koalicion, afrimi duhet të jetë i dyanshëm”, - është shprehur Kurti para medieve duke akuzuar LDK-në se nuk tërhiqet nga qëndrimet e saj.

Ndërsa kreu i LDK-së, Isa Mustafa tha se ambasadorët vetëm u informuan rreth negociatave dhe nuk kanë ndërmjetësuar mes palëve.

“Informuam ambasadorët e QUINT-it, sepse ata kishin ardhur për t’u informuar, jo për të ndërmjetësuar”, - ka thënë Mustafa. Ai thotë se partia e tij është e gatshme të nënshkruajë marrëveshje kurdo që Vetëvendosje e pranon ofertën e saj.

“Si LDK jemi të bindur që zgjidhja që e kemi ofruar e balancon besimin e qytetarëve që e kemi marrë nga qytetarët. Jemi të hapur nëse VV-ja i pranon kushtet e tona për qeverisje. Ne në çdo moment jemi të gatshëm të lidhim një marrëveshje”, - tha Mustafa pas takimit.

LDK nuk tërhiqet nga posti i kryetarit të Kuvendit deri në zgjedhjen e Presidentit që duhet ta zgjedhë sërish ajo. Nga ana tjetër Vetëvendosje nuk e lëshon Glauk Konjufcën e zgjedhur pa marrëveshje. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Grabitje me maska në Fier

Persona me maska kanë grabitur një banese në qendër të Fierit. Burime nga policia bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në banesën e shtetases me...

18:38

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI