Flash

VIDEO/ RAI3 nxjerr raportin sekret: Mbjellja e kanabisit në Shqipëri u rrit me 1200%

Lapsi.al 27 January 2020
VIDEO/ RAI3 nxjerr raportin sekret: Mbjellja e kanabisit në Shqipëri u

“Nis sot udhëtimi ynë sot në Shqipëri që është gjithmonë e më shumë në darën e narkotrafikantëve. Vendi në portat e Italisë dhe Europës, është në tratativa për të hyrë në Bashkimin Europian, një shpresë më shumë për shoqërinë civile për tu çliruar nga makthi i kriminalitetit” – thotë spikerja e RAI3 e cila prezanton në këtë mënyrë të fortë një reportazh të përgatitur nga gazetari Valerio Cataldi, që edhe më herët ka trajtuar këto tema.

Sipas reportazhit (VIDEO me poshtë) në Shqipëri kultivimi i kanabisit ka njohur rritje nga viti në vit.

“Është rritur me 1200% ose 12 herë mbjellja e kanabisit”, - thuhet në kronikë që sjell edhe disa foto nga ajri të Guardia di Finanza në një raport të rezervuar të policisë.

“Janë 100 mijë rrënjë të fshehura në fusha të vogla të fshehura në male. Një lloj kanabisi i importuar nga Vietnami, i modifikuar gjenetikisht për të pasur një përqindje të lartë të drogës” – thuhet në kronikë. Aty citohet drejtori i policisë kriminale Tonin Vocaj që u ka thënë gazetarëve se operacioni i nisur në vitin 2014 ka për synim që të shfarosë totalisht kultivimin e drogës.

“Në fakt, bimët e gjetura vitin e kaluar janë më pak se 1 mijë, por tani të dhënat e këtij raporti të ri tregojnë një realitet mjaft të ndryshëm që mbahet ende i rezervuar” – citon gazetari.

“Nëpërmjet këtij trafiku të madh të marijuanës është një nga prodhuesit më të mëdhenj” – thotë Giacomo Cataldi, prokuror i Leçes që shton se “është vënë re një disponibilitet i madh i mafias shqiptare që ka krijuar pasuri të shumta” – thuhet në kronikën e RAI 3. ©LAPSI.al

[video width="848" height="464" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2020/01/WhatsApp-Video-2020-01-27-at-21.47.16.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI