Flash

Alarmi për tërmet 7.5 ballë në Turqi/ Ekspertët tregojnë sa do ndihet në Shqipëri

Lapsi.al 27 January 2020
Alarmi për tërmet 7.5 ballë në Turqi/ Ekspertët

Paralajmërimi i ardhur nga Turqia për një tërmet 7.5 balle mund të prekë këtë vend pas atij të pak ditëve më parë, sipas sizmologëve shqiptarë nuk ka arsye per panikI ftuar në "360 gradë", në Ora News, sizmilogu Rrapo Ormeni u shpreh se forca e tij do shuhet deri ne Shqiperi.

"Është një tërmet me magnitudë 7.5 rihter, që i thonë mbi 10 ballë. Kjo do të thotë që shkakton dëmtime të mëdha. Vetëm godinat e dëmtuara fort i rezistojnë. Por Shqipëria është rreth 2500 km larg, ai këtu do të vijë 5-6 ballë.

Nuk shkakton asgjë tek ne. Pragu kur fillojnë dëmtimet është 7 ballë. 6 ballë nuk ka efekt dëmtues, 5 ballë është vetëm i frikshëm që ndihet nga njerëzit. Që nga epiqendra që është në Turqi këtu vjen i ulët. Ai do të ketë efektin e ndjeshmërisë, por jo efekt dëmtues. Energjia do shuhet", - u shpreh eksperti.

Ministri i brendshëm turk Suleyman Soylu paralajmëroi se, vendi duhet të bëhet gati për një tërmet 7,5 ballë që pritet të godasë Stambollin.

Ndërsa Engin Er, president i Dhomës së Inxhinierëve Gjeologë, u shpreh se një tërmet me fuqi 7.6 ballë pritet të godasë në Silivri, pranë detit Marmara. Sipas tij, lëkundja do jetë kaq e fortë, sa do ndjehet deri në Itali dhe Austri.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI