Flash

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

“Nxit prokurorët të përmbushin premtimin”- Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim zbardh takimin me kryeprokurorin Olsjan Çela

Lapsi.al 29 January 2020
“Nxit prokurorët të përmbushin premtimin”-

Ambasada Amerikanë ka publikuar detajet e takimit të kryediplomates së re të SHBA në Tiranë, Yuri Kim me kreun e organit të akuzës, Olsjan Çela.

Në njoftimin zyrtar Ambasada e SHBA bën të ditur se Kim e ka uruar Osljan Çelën për zgjedhjen në krye të Prokurorisë së Përgjithshme, po ashtu ka premtuar ndihmë teknike për të ndihmuar Shqipërinë në zbatimin e Reformës në Drejtësi.

Ndërkaq në këtë njoftim theksuar se ambasadorja Kim ka nxitur prokurorët që të përmbushin premtimin për të realizuar një gjyqësor të pavarur dhe me drejtësi për të gjithë.

“Gjatë takimit të tyre të parë sot, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim e uroi Prokurorin e Përgjithshëm Olsian Çela për zgjedhjen e tij së fundi në detyrën e re dhe premtoi ndihmë teknike të vazhdueshme nga Shtetet e Bashkuara, për të ndihmuar Shqipërinë në vijimin e zbatimit të reformës në drejtësi.

Ambasadorja Kim nxiti prokurorët që, ndërsa përmbushin premtimin e një gjyqësori të pavarur me drejtësi për të gjithë, t’i përqasen punës me mendësinë e shërbimit publik, integritetit dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut”, thekson njoftimi i Ambasadës së SHBA.

Të këshilluara

Tërmet i fuqishëm në Tiranë e Durrës

Një tërmet i fuqishëm është regjistruar vetëm pak çaste më parë në Tiranë. Epiqendra e lëkundjeve është regjistruar në Hamallaj të Durrësit, por lëkundjet ja...

21:19

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI