Flash

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Viktima është nxjerrë me pako në qese të zeza, kamerat e sigurisë fiksojnë zhdukjen e trupit të Jan Prengës

Lapsi.al 29 January 2020
Viktima është nxjerrë me pako në qese të zeza, kamerat

Policia ka shpallur në kërkim edhe 5 persona të tjerë për rrëmbimin dhe vrasjen e Jak Prengës, bëjnë me dije burime të sigurta për Top Channel.

Policia ka bllokuar disa kamera sigurie dhe ka rrethuar skenën e ngjarjes, ku edhe edhe viktima është nxjerrë me pako në qese të zeza.

5 të kërkuarit siç i thanë burime të sigurta policore gazetares Anila Hoxha kanë rol aktiv në rrëmbim. Identiteti i tyre shfaqet në kameran e sigurisë në bodrumin e resortit.

Ndërsa i arrestuari i djeshëm shfaqet me lopatë në dorë gjë që tregon se ai ka marrë pjesë në zhdukjen e trupit. Ata shfaqen tek kamerat e sigurisë teksa hipin viktimën e mbështjellë me qese të zezë në një furgon të bardhë.

Furgoni është bllokuar i thanë burime të laboratorit të kriminalistikës gazetares Hoxha dhe po kqyret për gjurmë shtesë me interes për hetimin.

Burime të sigurta të policisë i treguan gazetares Anila Hoxha se ka një sërë kamerash sigurie se paku gjashtë të tilla që tregojnë lëvizjet e makinës 'Range Rover' teksa ikën nga vendngjarja kur kreu rrëmbimin e Jak Prengës dhe deri sa hyn në biznes.

“Përmes dëshmitarëve që na treguan të dhënat e automjetit të bardhë dhe kqyrjes së kamerave ne shkuam në resort dhe aty u bllokuan kamera të bodrumit që tregojnë dinamikën” shpjegoi për gazetaren Anila Hoxha burimi policor.

Departamenti ka dyshime se bëhet fjalë për një organizatë që është bashkimi i dy grupeve të forta kriminale.

Brenda ditës së sotme, 5 të arrestuarit do përfundojnë në gjykatë, pritet nëse do të kërkohet masë sigurie në mungesë pë 5 personat e shpallur në kërkim.

Nuk dihet nëse kjo çështje do të qëndrojë në prokurorinë e kryeqytetit apo do të kalojë në SPAK./ TCH

Të këshilluara

Tërmet i fuqishëm në Tiranë e Durrës

Një tërmet i fuqishëm është regjistruar vetëm pak çaste më parë në Tiranë. Epiqendra e lëkundjeve është regjistruar në Hamallaj të Durrësit, por lëkundjet ja...

21:19

Grabitje me maska në Fier

Persona me maska kanë grabitur një banese në qendër të Fierit. Burime nga policia bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në banesën e shtetases me...

18:38

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI