Flash

Si evropianët legjitimuan korrupsionin dhe represionin ndaj revolucionit të flamingove

Nëse përfshirja e familjes Trump e bëri protestën të denjë për vëmendjen e mediave të mbarë botës, pse udhëheqësit evropianë nuk treguan të njëjtën vëmendje ndaj protestuesve shqiptarë? Pse Macroni dhe von der Leyeni u dukën më të shqetësuar për të dëshmuar vazhdimësinë e marrëdhënieve të tyre të mira me Ramën sesa për të kuptuar arsyet e atyre që kërkonin largimin e tij?

11:34 Fatos Lubonja

Kukësi, në Kupë me sulmuesin që ka luajtur vetëm 34 minuta në 21 ndeshje

Lapsi.al 28 January 2020
Kukësi, në Kupë me sulmuesin që ka luajtur vetëm 34

'Turn over' për Kukësin, i lehtë, por gjithësesi prezent në idetë e teknikut Shpëtim Duro. Blutë kanë ruajtur kreun, duke treguar forcën në kampionat, pas suksesit të fundit me Partizanin, por tani tekniku Shpëtim Duro duhet të kujdeset për gjendjen fizike të lojtarëve, duke shmangur sa më tepër dëmtimet, që janë në fakt në plan të parë me gjysmën e dytë të sezonit që ka nisur me një kalendar të ngjeshur me katër ndeshje në 12 ditë.

E në këtë pikë, në 1/8 e finales së Kupës së Shqipërisë, që do ti vendosin Blutë në transfertë përballë Lushnjes, hapësirë alternativave, por pa e ekzagjeruar, duke qenë se ky turne është një objektiv i rëndësishëm. Kështu, në fushë do të zbresin një pjesë e mirë e atyre lojtarëve që kanë më pak minuta në këmbë, duke filluar nga Krasniqi. Lojtari është pothuaj e sigurtë se do ta nis nga minuta e parë ashtu si edhe Ethemi, një nga lojtarët që në pjesën e parë të sezonit impresionoi, përpara se dëmtimi i pësuar ti ulte ritmin.

Fakti që kundër Partizanit mesfushori nuk luajti 90 minuta të plota e bën të disponueshëm për të marrë përsipër skuadrën në Kupë. Duro kërkon ekuilibër në formacion, për të mbajtur edhe skuadrën në tonus, por është i tentuar ti japë pushim Vasil Shkurtajt, të paktën në start, duke i krijuar hapësirë Markovanbasten Cemës, që nuk shfaqet në fushë që nga Superkupa e humbur me Partizanin në fillim të sezonit.

Të këshilluara

ide

Si evropianët legjitimuan korrupsionin dhe represionin ndaj revolucionit të flamingove

Nëse përfshirja e familjes Trump e bëri protestën të denjë për vëmendjen e mediave të mbarë botës, pse udhëheqësit evropianë nuk treguan të njëjtën vëmendje ndaj protestuesve shqiptarë? Pse Macroni dhe von der Leyeni u dukën më të shqetësuar për të dëshmuar vazhdimësinë e marrëdhënieve të tyre të mira me Ramën sesa për të kuptuar arsyet e atyre që kërkonin largimin e tij?

11:34 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plani për kontrollin e bashkisë/ Çfarë loje po luan Veliaj

Ç ’fshihet pas valës së spastrimeve në bashki? Çfarë simbolizon zëvendësimi në IKMT i një militanti patronazhist si Rigers Sheqeri me një besnik të Lalit si Halit Valteri? Pyetja që shtrohet: A mos Veliaj po mendon të dalë me një kandidat të mbështetur prej tij në garën për Tiranën?

14:39

Me sytë katër

PAPARAZZI