Flash

Detajet/ Si u ekzekutua shqiptari në Londër në sy të gruas dhe fëmijëve

Lapsi.al 26 December 2019
Detajet/ Si u ekzekutua shqiptari në Londër në sy të gruas

Një i ri shqiptar u vra mbrëmjen e së mërkurës rreth oës 21:00 para shtëpisë së tij në jug-perëndim të Londrës. Flamur Beqiri ishte me origjinë nga Kosova dhe me nënshtetësi suedeze. Ai u vra para syve të gruas dhe fëmijës së tyre të vogël. Policia britanike vazhdon të apelojë për të marrë informacione pas vrasjes së 36-vjeçarit.

“Hetimi ynë është në fazat e hershme dhe ne jemi ende duke punuar për të përcaktuar se cili mund të jetë motivi që ka çuar në vrasjen e tij në mënyrë të tmerrshme, në prag të Krishtlindjes, para familjes së tij. Ata janë shkatërruar nga kjo ngjarje e tmerrshme dhe janë mbështetur nga oficerë të specializuar. Ne e dimë se viktima po kthehej në shtëpi me gruan dhe fëmijën e tij të vogël, kur u qëllua në oborrin e shtëpisë. Autori iku në këmbë në drejtim të Urës Battersea”, - tha një zëdhënës i Scotland Yard.

Policia i kërkoi kujtdo që arriti të shihte autorin që u largua nga vendi i ngjarjes të kontaktojë policinë. Njerëzit që jetojnë pranë vendit të ngjarjes thanë se dëgjuan të shtëna të shoqëruara nga ulërimat e një gruaje që bërtiste “në mënyrë të dëshpëruar” për ndihmë.

“Dëgjova krisma armësh. 8 deri në 10 të shtëna të njëpasnjëshme. Pastaj dëgjova ulërimat e gruas. Unë dola dhe kuptova se ishte një nga fqinjët e mi. Ai ishte shtrirë para derës së tij në një pishinë gjaku. Ai ishte akoma gjallë. Ne me të vërtetë po shpresonim që ai do ta mbijetonte. Ju nuk e keni idenë se sa e dëshpëruar dukej [gruaja e tij].” – tha një fqinjë 60-vjeçare. Një grua e re që e identifikoi veten si infermiere ndihmoi Beqirin dhe ushtroi presion në plagët e tij, por nuk ia doli. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI