Flash

“Dritëhijet” e takimit me Sorosin, Meta: Pse e prita ditën e samitit të “minishengenit”

Lapsi.al 26 December 2019
“Dritëhijet” e takimit me Sorosin, Meta: Pse e prita ditën

Takimi në presidencë me Alexandër Soros, djalin e George Soros në të njëjtën ditë që në Tiranë zhvillohej takimi i tretë i minishengenit ballkanik, Ilir Meta thotë se ka qenë thjesht rastësi. Në studion e "360 Gradë" në RTV Ora, Meta tha se takimi nuk ka pasur asnjë lidhje me minishengenin. Sipas tij, takimi ka qenë zyrtar, i kërkuar nga Soros, dhe fokusi kryesor ka qenë kapja e sistemit të drejtësisë dhe Gjykata Kushtetuese.

“E dramatizuat mjaft këtë takim. Po e relaksoj pak. Që Ilir Meta të dorëzohet kjo është pak si me hile, por që Ilir Meta të ketë frikë të takojë dikë dhe t'ia thotë publikisht atë që mendon pasi ja ka thënë publikisht e ka për detyrë apo jo?

Aq më tepër kur dikush e kërkon një takim me insistim dhe aq më tepër kur unë kam thënë edhe kur kam bërë akuzat në lidhje me kapjen e sistemit në korrik që është i mirëpritur në Shqipëri për çdo gjë, por jo për këto gjëra.

Nëse ti ndikon për kapjen e shtetit, të i kundërtën e asaj që predikon, këtu ka përplasje. I kam shprehur mendimet e mia për kapjen e drejtësisë, i kam sqaruar edhe situatën më të fundit për Gjykatën Kushtetuese, për çështjet e tjera që kanë të bëjnë me lirinë e shprehjes dhe mediat dhe së treti për shoqërinë civile.

U diskutua dhe për situatën e tërmetit, e ngriti zotëria. Nuk ka pasur asnjë diskutim për minishengenin. Ka qenë takim i kërkuar, edhe në gusht por s'kam qenë këtu. Ka qenë takim zyrtar” – tha Meta.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI