Flash

El Clásico më e politizuar e historisë, Zidane: "Ta lëmë të qetë arbitrin"

Lapsi.al 17 December 2019
El Clásico më e politizuar e historisë, Zidane: "Ta

"Sytë të fiksuar në fushë". Ky është mesazhi i Zinedine Zidane në vigjilje të El Clásico më të turbulluar e politizuar të viteve të fundit. Nesër në mbrëmje në Camp Nou do të luhet një Barça-Madrid ku në lojë është lidershipi i La Liga (dy skuadrat janë me pikë të barabarta në krye) por që është e rrethuar nga frika e protestave të njoftuara nga separatistët katalanas.

MASAT E JASHTËZAKONSHME — Kjo situatë ka sjellë në vendime të pazakonta në planin logjistik: Barça do të futet në grumbullim e do të flejë në hotel, gjë që nuk e bën kurrë kur luan në shtëpi, e, mbi të gjitha, dy skuadrat e arbitrat do të qendrojnë në të njëjtin hotel e të gjithë se bashku do të nisen drejt stadiumit, që ndodhet 650 metra nga hoteli i zgjedhur. Madrid do të udhëtojë nesër në mëngjes drejt qytetit katalanas.

VETËM NDESHJA — “Rregullat janë rregulla – ka thënë Zidane duke prezantuar ndeshjen në Valdebebas –. Na kanë thënë se do të dalim nga hoteli bashkë me Barcelonën e do ta bëjmë, asgjë më shumë. E rëndësishme është të luajmë ndeshjen e të kërkojmë ta shijojmë në maksimum, sepse në fund si ne ashtu edhe Barca apo tifozët këtë synojmë: një ndeshje të madhe futbolli. Këto janë sfidat që kërkon të luash, unë i kujtoj ende ato kur isha lojtar, pjesa tjetër nuk ka rëndësi. Ne mendojmë vetëm për fushën, kundërshtarët, ndeshjen. Arbitri? Ta lëmë të qetë, të bëjë edhe ai ndeshjen e tij, ashtu si ne”.

IZOLIMI — I pyetur si do tia shpjegonte një miku përse El Clásico e parashikuar të luhej në 26 tetor është shtyrë, Zidane iu përgjigj: “Nuk më takon mua të them këto gjëra. Unë mendoj të përgatis ndeshjen. Cfarë më shqetëson më shumë? Asgjë. Jam i lumtur që mund të diskutoj një tjetër Clásico. Nuk kam menduar kurrë se do të arrihej të anullohej ndeshja, sepse mendimet tona shkojnë në një tjetër drejtim, vetëm sportive”. Me pak fjalë, Zizou po bën gjithcka për ta izoluar veten e skuadrën nga një situatë politike e sociale e tronditur, duke u përqendruar në fushë, tek Messi, tek kundërshtarët e jo tek 4000 njerëzit që nesër do të përdoren për të garantuar sigurinë e një ndeshje speciale. Sportivisht e politikisht.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI