Flash

I shënoi Juventus, i grabisin shtëpinë: Milinkovic-Savic bëhet pre e tre hajdutëve

Lapsi.al 10 December 2019
I shënoi Juventus, i grabisin shtëpinë: Milinkovic-Savic

Ndërsa Milinkovic-Savic festonte në “Olimpico” në të 74’ duke shënuar golin e avantazhit ndaj Juventus, tre hajdutë grabitën vilën e tij në Formello. Të shtunën në mbrëmje, 24-vjeçari serb në sezonin e tij të pestë me fanellën bardhekaltër, nuk ka patur as kohë për të festuar 3-1 ndaj Zonjës së Vjetër. Vetëm disa minuta për të gëzuar në dhomat e zhveshjes me shokët, pasi ka marrë komplimentet e pronarit Lotito dhe një darkë me miqtë, ndërsa gëzimi është transformuar në mënyrë të menjëhershme në befasi dhe zemërim.

Pasi kaloi hyrjen e shtëpisë, mesfushori më i spikatur i Lazios, me një vlerë që kalon 100 milionët, ka gjetur gjithçka të ç’rregullt, sirtarët e trazuar, xhevahirët dhe paratë e zhdukura. Të shtunën në mbrëmje, në fakt, serbi nuk ishte njeriu i vetëm i ëndrrave të mijërave të tifozëve bardhekaltër që festonin në shkallët e “Olimpikos”, por edhe ëndrra e tre banditëve me fytyrë të mbuluar, që përfituan nga angazhimi futbollistik i “togerit”, ndërsa kanë menduar të bëjnë një vizitë të mirë në banesën e tij.

TELEKAMERAT - Nisur nga sistemi i videosigurisë (duket që alarmet kanë qenë të fikura) banda ka hyrë në aksion menjëherë, ndërsa “togeri” shënonte në të 74’ golin e përmbysjes ndaj Juve, duke thyer dritaren e një prej banjove: impianti i alarmit kishte regjistruar instruksionin pikërisht fiks në këtë moment. Në shtëpi nuk ishte askush, hajdutët kishin studiuar me imtësi në ditët e kaluara lëvizjet e kampionit dhe kishin parashikuar që atë mbrëmje vila do të kishte qenë e shkretë. Kanë vënë nën vëzhgim gjithçka, ndërsa kanë kthyer të gjitha përmbys, sidomos në dhomën e gjumit të Milinkoviç-Savic, ku kanë gjetur orë dore të ndryshme, të çmuara: katër model Rolex dhe një të kushtueshme Hubblot për një vlerë totale prej 100 mijë euro. Përpara se të arratiseshin kanë marrë edhe disa vlera të ndryshme parash të gjendura në shtëpi, afërsisht 5 mijë euro. Karabinierët, e thirrur nga mesfushori, dukshëm i mërzituar kur ata kanë mbërritur, kanë sekuestruar menjëherë pamjet e impiantit të videove-mbikqyrëse nga të cilat shihen tre hajdutët që qarkullojnë me gjithë qetësinë në dhomat e vilës, por jo me fytyrë, të mbuluar nga errësira dhe me veshje speciale. Janë pyetur të gjithë personat që frekuentonin shpesh banesën, që nga gratë e shërbimit, kopshtarët deri tek fqinjët e shtëpisë me shpresën që dikush mund të japi informacione të nevojshme për të zbuluar hajdutët, që praktikisht nuk kanë lënë asnjë gjurmë të nevojshme për hetimet, madje shumë më pak gjurmë. Nuk përjashtohet që banditët mund të bëjnë pjesë në një nga bandat e keqbërësve që në dy muajt e fundit kanë lënë shenjë në 12 goditje në të gjithë Romën dhe në sulmet e tyre, në disa shtëpi, me shumë sekuestrime të rrufeshme.

HETIMET - Aventura e shëmtuar nuk është e para për kampionin bardhekaltër. Në shtator 2018, në fakt, në shtëpinë në Rrugën “Cortina D’Ampexo” ndodhi vjedhja e çuditshme e Fiat 500 Abarth, një makinë e regjistruar dhe e blerë në Gjermani, pra ende e pasiguruar për vjedhje në Itali, zhdukur ndërsa mesfushori ishte nisur për një transfertë, duke lënë një mik të ftuar në shtëpinë e tij. Në kthimin e tij nuk e gjeti më mjetin e tij të çmuar, që e kishte lënë të parkuar nën shtëpi. E pashmangshme kryerja e denoncimit për vjedhje, mbi të cilën janë ende në vazhdim hetimet.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI