Flash

Ibrahimovic e ka bërë zgjedhjen e tij: “Nuk do të vijë tek Bolonja, ka bërë të tjera zgjedhje”

Lapsi.al 9 December 2019
Ibrahimovic e ka bërë zgjedhjen e tij: “Nuk do të vijë

Prej disa javësh është duke u diskutuar në Itali (dhe jo vetëm) e ardhmja e Zlatan Ibrahimovic. Kampioni suedez, i freskët nga eksperienca në MLS me Los Angelos Galaxy, mund të lajmërojë në orët e ardhshme skuadrën e tij të re. I lakuar për një transferim tek Bolonja, Milan dhe Napoli, duket se njëri prej pretendentëve ka dalë nga loja dhe tashmë Ibra e ka zgjedhur destinacionin e tij të ardhshëm. Drejtori sportiv i Bolonjës, Valter Sabatini, ka saktësuar se 38 vjecari nuk do të shkojë tek klubi emiljan: “Nuk do të vijë tek Bolonja. Ka bërë të tjera zgjedhje”. Ndërkohë kanë mbërritur edhe deklaratat nga ana e trajnerit të Napolit, Carlo Ancelotti, në prag të ndeshjes delikate të Champions League ndaj Genk mbi të ardhmen e Ibras: “E kam telefonuar dje në mbrëmje: më ka thënë që është në Los Anxhelos, ndihej shkëlqyer”.

KU DO TË LUAJË IBRAHIMOVIÇ? - Pas zërave të javëve të fundit, pista më e besueshme për të ardhmen e Ibrës është ajo që e çon pikërisht tek Milan. Gjatë ditës së djeshme edhe drejtori sportiv i Milanit, Frederik Massara, ka zbuluar për mikrofonët e Sky Sport: “Nuk ka një tratativë në vazhdim. Tani është momenti i reflektimit të Ibrahimovic. Klubi është në pritje, nuk ka përditësime mbi këtë temë. Federimi i menjëhershëm është një mundësi, por ka pak kuptim. Motivi? Nuk ka luajtur prej disa javësh dhe do të ketë nevojë të paktën për pak kohë për të gjetur gjendjen optimale”. Në mesin e javës mund të arrijë kështu njoftimi zyrtar nga vetë kampioni suedez, që do të mund të zbarkojë kështu përsëri në Serinë A. Duke lënë kthesat e jashtëzakoshme dhe të papriturat, Italia do të jetë përsëri pjesë e karrierës së tij pas eksperiencës me Juven, Interin dhe Milanin.

Të këshilluara

ide

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI