Flash

FOTO/ Thaçi takon Macron: Gati të nisim dialogun me Serbinë

Lapsi.al 11 November 2019
FOTO/ Thaçi takon Macron: Gati të nisim dialogun me Serbinë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka pasur një takim me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron, me të cilin ka biseduar për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe për perspektivën euroatlantike të Kosovës dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor. Siç njofton Presidenca e Kosovës, Presidenti Thaçi u shpreh se Kosova është e vullnetshme dhe e gatshme për marrëveshje paqësore me Serbinë.

“Jemi të gatshëm të vazhdojmë dialogun me Serbinë dhe të arrijmë një marrëveshje paqësore përfundimtare, që do të sjellë njohje të ndërsjellë dhe anëtarësim në Kombet e Bashkuara”, - është shprehur presidenti Thaçi në takim me presidentin Macron.

“Kjo do të thotë rrumbullakim i konsolidimit ndërkombëtar të Kosovës”, - ka thënë presidenti Thaçi, duke shtuar se “kjo do t’i hapë rrugë investimeve nga jashtë”.

“Kjo do të thotë zhvillim për Kosovën. Kjo do të thotë më shumë mundësi për prosperitet, për jetë më të mirë, për të gjithë qytetarët e Kosovës”.

Presidenti Thaçi në takim me presidentin Macron ka folur edhe për perspektivën euroatlantike të Kosovës.

“Kosova ka vetëm një synim: anëtarësimin në NATO dhe BE. Asgjë nuk na lëkund nga ky synim dhe asgjë nuk na lëkund nga kjo rrugë”, - ka thënë presidenti Thaçi.

Presidenti Macron ka shprehur përkrahjen e tij për paqe të qëndrueshme dhe zhvillim në Kosovë dhe në tërë rajonin tonë. Presidenti Thaçi e ka falënderuar presidentin Macron për përkrahjen e tij për Kosovën dhe tërë Ballkanin Perëndimor.

Të këshilluara

Aksident në Lezhë, një i plagosur

Një aksident automobilistik është regjistruar në Merqi, të Lezhës, pasditen e sotme. Një motor ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka dalë nga rruga. Mëso...

18:32

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI