Flash

Lubonja për anëtaret e reja të kushtetueses: Si mund të jesh i pavarur kur pranon të zgjidhesh kundër ligjit

Lapsi.al 11 November 2019
Lubonja për anëtaret e reja të kushtetueses: Si mund të jesh

"Unë nuk kam asnjë garanci që këto janë të pavarura, qoftë edhe për faktin se pranojnë  të shkelet kushtetuta për të hyrë në Gjykatën Kushtetuese, aq më tepër që me sa lexova unë në media nuk kanë marrë as pikët e duhura 60 për të hyrë në magjistraturë". Kështu e ka komentuar Fatos Lubonja zgjedhjen e diskutueshme të tre zonjave Arta Vorpsi (nga KED pa miratim nga presidenti), Elsa Toskës dhe Fiona Papajorgjit (nga kuvendi) për në gjykatën kushtetuese.

Lexo me tej:

Pse u përplasën Meta dhe Dvorani/ Loja e pisët për të kapur kushtetuesen

Pavarësisht se socialistët nuk respektuan rendin e zgjedhjes sipas institucioneve që përcakton kushtetuta (fillimisht president, pastaj parlament, pastaj Gjykatë e lartë)

akti i tyre u përshëndet nga ambasadat amerikane, gjermane dhe ajo e BE. Por duke e konsideruar veprimin e ndërkombëtareve si të pakuptueshëm lubonja tha se në zgjedhjen e insitucioneve më mirë të ketë barazpeshë politike sesa ato ti kapi të gjitha Rilindja.

"E vërteta është se më miëë që këto gjykata të plotësoheshin më anëtarë të pavarur, por në rast se do të zgjedhim, midis një Gjykate Kushtetuese 5-0 për rilindjen dhe një gjykate 3-2, është më mirë një Gjykatë kushtetuese e balancuar 3-2" tha ai.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI