Flash

Gazetarja amerikane e FOX News: Pse as Rama dhe as Obama nuk janë ende në burg për këtë foto

Lapsi.al 10 November 2019
Gazetarja amerikane e FOX News: Pse as Rama dhe as Obama nuk janë ende
Gazetarja e njohur amerikane e FOX News, Sara A. Carter ka publikuar në faqen e saj personale një lajm mbi atë që ndodhi me foton Rama-Obama për të cilën u paguan 80 mijë dollarë. “Skandali për të cilin demokratët (amerikanë) dhe asnjë media nuk do të flasë. Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë pagoi 80 mijë dollarë për këtë foto me Obamën në një ceremoni të mbledhjes së fondeve nëpërmjet një qytetari amerikan që tani është në burg. Pyetje: Çfarë ndodhi me Edi Ramën dhe Obamën? Pse ata nuk janë në burg?” – shkruan Carter në faqen e saj në Twitter. Carter ka shpërndarë edhe një shkrim për këtë çështje (LEXO KETU). Atje thuhet se një person që derdhi një kontribut të paligjshëm nga një i huaj te fondet për Presidentin Barack Obama në vitin 2012 u dënua me 4 muaj burg në 30 shtator. Bëhet fjalë për William Argeros që ka pranuar fajësinë në vitin 2016 se ka transferuar kontribute të huaja, e ndaluar nga ligji amerikan. Ai u përball me një dënim deri në 24 muaj burg, por dënimi u ul për shkak të një marrëveshje për pranimin e fajit. “Gjykatësja amerikane, Madeline Cox Arleo theksoi mungesën e precedentëve penalë të mëparshëm të 61-vjeçarit dhe u shpreh se kontributi prej 80 mijë dollarësh nuk kishte për qëllim të ndikonte në zgjedhjet e Sh.B.A. Avokati i Argeros, tha se klienti i tij po vepronte në emër të një kandidati për kryeministër të Shqipërisë i cili dëshironte një foto të realizuar me Obamën. Kandidati ishte Edi Rama, tha Azzarello, i cili u zgjodh dhe aktualisht është kryeministri i Shqipërisë. Kur akuzat u bënë publike në vitin 2016, zyra e Ramës mohoi të ishte burimi i kontributit” – thuhet në artikull. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI