Flash

Negociatat, presidentja e KE sulmon Macron: I hapi derën Rusisë në Ballkan

Lapsi.al 11 November 2019
Negociatat, presidentja e KE sulmon Macron:  I hapi derën Rusisë

Emmanuel Macron i ka hapur derën Rusisë në Ballkanin Perëndimor. Kështu ka deklaruar Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, pas vendimit për të mos hapur negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ursula von der Leyen u kërkoi liderëve të Unionit që të fillojnë menjëherë bisedimet e pranimit. Ajo pretendoi se Rusia ose Kina mund të plotësojnë boshllëkun nëse BE nuk është e pranishme në këtë rajon.

Gjatë fjalës së saj në 30-vjetorin e rënies së Murit të Berlinit, von der Leyen tha se Evropa "kishte kërkuar shumë nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, dhe ata i kanë përmbushur të gjitha".

"Tani ne duhet të jemi të vërtetë me fjalën tonë dhe të fillojnë bisedimet e pranimit."

Ajo tha se, liderët e BE kanë vonuar mundësinë e anëtarësimit për vendet e Ballkanit Perëndimor që prej 2003.

Ajo paralajmëroi nëse Brukseli nuk ofron një perspektivë evropiane për shtetet e Ballkanit Perëndimor "të tjerët do të mbushin boshllëkun - Kina, Rusia, Turqia ose Arabia Saudite".

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI