Flash

Albin Kurti kundër Ramës: Samiti i Ohrit nuk duhej të mbahej fare

Lapsi.al 11 November 2019
Albin Kurti kundër Ramës: Samiti i Ohrit nuk duhej të mbahej fare

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti e ka quajtur gabim dhe të pashpjegueshëm idenë e Mini-Shengenit të Ballkanit. Kosova nuk mori pjesë në takimin e Ohrit, pasi Hashim Thaçi e refuzoi ftesën. Kurti thotë se takimi iurti Ohrit i kësaj iniciativave rajonale nuk duhej të mbahej.

“Vala e dytë e këtyre iniciativave rajonale nuk është dashur të mbahet. U mbajt takimi i parë në Novi Sad. U tha që në Ohër do të vijnë të gjithë dhe së pari aty nuk shkoi Kosova, së dyti Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina patën përfaqësim simbolik dhe besoj që në kohën kur spostohet edhe Samiti i Parisit nuk ka pse të mos spostohet për një datë tjetër edhe ky i Ohrit”, - thotë ai.

Kurti ka vlerësuar se një gjë e tillë ishte e gabueshme dhe e pashpjegueshme.

“Pra për mua ishte e gabueshme dhe pashpjegueshme nguti që medoemos, tani, të mbahet kjo mbledhje në Ohër në kohën kur dihej që Kosova nuk do të marrë pjesë”, - shton kryeministri i ardhshëm i Kosovës. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident në Lezhë, një i plagosur

Një aksident automobilistik është regjistruar në Merqi, të Lezhës, pasditen e sotme. Një motor ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka dalë nga rruga. Mëso...

18:32

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI