Flash

Votimi elektronik, PD mbledh grupin e reformës zgjedhore

Lapsi.al 11 November 2019
Votimi elektronik, PD mbledh grupin e reformës zgjedhore

Opozita vijon punën për të patur gati platformën dhe zgjidhjet ligjore lidhur me reformën zgjedhore, miratimi i së cilës është një nga kushtet e Bundestagut për hapjen e negociatave.

Opozita ka propozuar edhe mekanizimin e posaçëm për të siguruar gjithëpërfshirjen dhe konsensusin në miratimin e reformës zgjedhore.

Sot në orën 18.00, selia blu njofton se do të mblidhet Grupi i Punës së Opozitës së Bashkuar për Reformën Zgjedhore, ku në rend dite do të jenë pikat e mëposhtme.

1.     Vijimi i diskutimeve për platformën e votimit, numërimit dhe identifikimit elektronik, duke patur në fokus çështjen e fshehtësisë dhe integritetit të votës. Gjithashtu, do të ketë një prezantim.

2.     Propozimet lidhur me shmangien e votimeve familjre, listat e zgjedhësve dhe regjistri i gjendjes civile.

3.     Diskutime për Rekomandimet e ODIHR, që identifikohen si me natyre politike dhe që kërkojnë vetëm vullnet politik.

Të këshilluara

Aksident në Lezhë, një i plagosur

Një aksident automobilistik është regjistruar në Merqi, të Lezhës, pasditen e sotme. Një motor ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka dalë nga rruga. Mëso...

18:32

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI