Flash

Samiti i Ohrit, reagon BE: Nuk duhet përjashtuar asnjë vend i Ballkanit Perëndimor

Lapsi.al 11 November 2019
Samiti i Ohrit, reagon BE: Nuk duhet përjashtuar asnjë vend i

Vjen reagimi i parë i Bashkimit Europian për Samitin e Ohrit ku krerët e 3 shteteve vendosën të shtyjnë më tej iniciativën për Shengenin Ballkanik. Në një përgjigje për Gazetën Express zëdhënësja Maja Koçijançiç tha se këto iniciativa për rritjen e bashkëpunimit rajonal janë të mirëseardhura, por tërheq vëmendjen për të përfshirë aty të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe që nisma të tilla të jenë në përputhje me të gjitha rregullat e Bashkimit Evropian.

“Është e rëndësishme që nismat rajonale të përfshijnë të gjithë partnerët në Ballkanin Perëndimor, dhe të jenë në përputhje me rregullat e Bashkimit Evropian, duke u bazuar gjithmonë në angazhimet e marra më herët”, - tha zëdhënësja e BE-së.

Kocijancic shton se bashkëpunimi rajonal është një element esencial për perspektivën Evropiane të Ballkanit Perëndimor. Ajo thotë se e mirëpresin faktin se në përfundimet e Samitit të mbajtur në Ohër, thuhet se masat që do të dalin nga kjo nismë rajonale nuk do të zëvendësojnë asnjë dhe do të respektojnë të gjitha angazhimet e marra nga marrëveshjet ekzistuese siç është marrëveshja e CEFTA-s dhe Traktatin e Komunitetit të Transportit. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident në Lezhë, një i plagosur

Një aksident automobilistik është regjistruar në Merqi, të Lezhës, pasditen e sotme. Një motor ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka dalë nga rruga. Mëso...

18:32

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI