Flash

Fermerët e Myzeqesë protestë para Ministrisë së Bujqësisë, 5 kërkesat e tyre

Lapsi.al 7 November 2019
Fermerët e Myzeqesë protestë para Ministrisë së

Fermerët e Myzeqesë janë grumbulluar sërish për protestën e tyre të radhës, për të kërkuar plotësimin e disa pikave parashturar qeverisë.

Kësaj here, ata janë mbledhur para Ministrisë së Bujqësisë, për të ngritur zërin për prodhimet e tyre të çuara dëm, pasi nuk po gjejnë treg për t’i shitur.

Përmes pankartave që mbajnë në duar, nën reshjet e dendura të shiut, fermerët ritheksojnë se kostoja e prodhimit është shumë e lartë dhe në disproporcion të madh me fitimin. Për këtë arsye, ata kërkojnë ndërhyrjen e qeverisë, përmes Ministrisë së Bujqësisë për t’i subvencionuar.

Saktësisht, kërkesat e fermerëve konsistojnë në:

1-) Mbështetje financiare direkte për fermerët duke na subvencionuar për cdo njësi produkti te hedhur ne treg kundrejt faturës tatimore të shitjes dhe stimulim te eksportuesve te cilet jane promotore te zhvillimit te bujqësisë.

2-) Vlerësim dhe kompesim financiar me cmim dysheme të tregut për produktet e humbura nga fatkeqsitë natyrore dhe stogun e produktit të shkaktuar nga crregullime të forta të tregut.

3-) Rregullim në paketen fiskale 2020 të shkallës së TVSH-së për sektorin e tregëtimit dhe përpunimit të produkteve bujqësore e blektorale sepse aplikimi i shkallëve të ndryshme të TVSH-së që sot është në mënyre paradoksale 0% në blerje dhe 20% në shitje dhe perfshirja e të ashtuquajturës normë kompesimi 6% në këtë mekanizëm i ka vënë operatorët e këtij sektori në një regjim taksimi të padrejtë dhe për pasojë i ka detyruar të furnizohen me produktet bujqësore nga importi dhe të braktisin produktin vëndas .

4-) Kërkojme nga Ministria e Bujqësisë të na garantojë shërbimin e ekstensionit me specialistët e Drejtorive Rajonale të Bujqësisë, laborator për analiza të tokës, garantim dhe monitorim të cilësisë së imputeve bujqësore, kontroll dhe monitorim të cilesisë së produkteve tona nëpërmjet një laboratori të akredituar.

5-) Kërkojmë nga qeveria të angazhohet në rregullimin me ligj të kushteve dhe mënyren e kryerjes së tregtisë me produktet bujqësore për të garantuar interesat e palëve në këtë treg.

@Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI