Flash

Surpriza Bylis: mbrojtja më e mirë e Superiores, sulmi i dytë dhe skuadra me më pak humbje

Lapsi.al 28 October 2019
Surpriza Bylis: mbrojtja më e mirë e Superiores, sulmi i dytë dhe

Nëntë ndeshje radhazi pa humbje, 17 pikë në 10 ndeshje e në kontakt konstant me kreun, të bëjnë të mendosh se flitet për një nga skuadrat pretendente për titull. E në fakt edhe mund të jetë, pavarësisht se po flasim për të sapoardhurin në Superiore, Bylis. Natyrisht ëndërra mund të jetë edhe nga ato që përfundojnë me fund të lumtur e kurora kampioni, por në Ballsh parapëlqejnë ti marrin gjërat shtruar, disi në mënyrë kontroverse ngfa cfarë tregojnë statistikat.

Në 10 javë kampionat, një fazë loje plus një ndeshje, skuadra e Dovedan jo vetëm ka mbajtur hapin e të mëdhave, por i ka marrë pikë të gjithave, Partizanit e Teutës, se Kukësi e Tirana kanë dalë të dorëzuar para tyre. Mallakastriotët kanë mbrojtjen më të mirë tyë kampionatit, me 5 gola të pësuar, duke treguar qartë sa të vështirë janë për ti thyer prapavijën. Fakt është gjithashtu se është edhe skuadra më pak e mundur e kampionatit, e vënë përfund vetëm në javën e parë nga durrsakët, kur ndoshta ishin pa nxehur motorët.

Me 5 ndeshje të mbyllura barazim, janë gjithashtu edhe skuadra me më shumë x, tjetër e dhënë domethënëse për soliditetin e skuadrës së Dovedan, në të dy tranzicionet. Sepse për të qenë më të qartë, Bylis është edhe sulmi i dytë më i mirë i Superiores, vetëm pas Tiranës që ka shënuar 18 gola në 10 javë. Ballshiotët kanë realizuar tre më pak, por kanë cuar në gol një numër më të madh lojtarësh, krahasuar me të gjitha skuadrat e Superiores: mjafton të përmendim që shënuesi më i mirë i skuadrës është portieri Hidi me tre penallti të shënuara, aq sa dyshja sulmuese Guindo e Ntephe. Është mbyllur vetëm ¼ e kampionatit, është ende herët, por shifrat e Bylis janë prej kampioni…

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI