Flash

Shtyn asistentin, Fiorentina rrezikon të humbasë Ribery për maksimumin e dënimit

Lapsi.al 28 October 2019
Shtyn asistentin, Fiorentina rrezikon të humbasë Ribery për

Nervozizmi në kampin e Fiorentinës për epilogun e ndeshjes kundër Lazio rrezikon të privojë teknikun Montella nga një pedinë vendimtare në javët e ardhshme: Franck Ribery rrezikon një stuhi të vërtetë për kartonin e kuq të marrë pas përfundimit të ndeshjes, për shkak të një shtyrje ndaj asistentit të ndeshjes Passeri, fajtor, sipas francezit, se nuk sinjalizoi një faull ndaj Sottil në aksionin që solli golin e 2-1 të Immobile. Ribery mund të ndalohet për katër ndeshje.

Relacioni i arbitrit Guida ka qenë i qartë: ish-lojtari i Bayern Mynih (nervoz me Montella që pas zëvendësimit) ka marrë një karton të kuq në minutën e 97', minuta e fundit e ndeshjes, për një shtyrje të bërë ndaj arbitrit anësor. Një gjest që francezi rrezikon ta paguajë shtrenjtë nga Gjykatësi Sportiv.

Polemikat nuk ndalen me kaq sepse ai që ka ngritur dozat është presidenti viola Rocco Commisso: "Besoj se ajo që ndodhi dje është pak skandaloze, i shkreti Ribery bëri dicka të gabuar edhe pse ndoshta ka të drejtë, por gjithcka nisi nga një faull që nuk u fërshëllye. Përse arbitri nuk shkoi të kontrollonte VAR?". Duke u kthyer tek kartoni i kuq i lojtarit më përfaqësues të skuadrës, presidente i Fiorentinës është shprehur: "Nëse do të skualifikohet do të bëjmë dicka. Lojtarët duhet të respektojnë rregullat, por edhe arbitrat duhet të jenë në lartësinë e duhur" ka thënë ai për Radio Anch'io Sport.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI