Flash

Stuhi mbi Fiorentinën: Skualifikohet Montella, ndjesa publike nuk e shpëton dot Ribery

Lapsi.al 28 October 2019
Stuhi mbi Fiorentinën: Skualifikohet Montella, ndjesa publike nuk e
Nervozizmi në kampin e Fiorentinës për fundin e ndeshjes kundër Lazio do ta detyrojë teknikun Montella të privohet nga një pedinë vendimtare për javët e ardhshme: Franck Ribery është dënuar për tre javë, pas kartonit të kuq të marrë në përfundim të takimit, për shkak të një shtyrje ndaj asistentit të garës Passeri, fajtor, sipas francezit, se nuk fërshëllehu një faull ndaj Sottil në aksionin që coi në golin e 2-1 të Immobile. Relacioni i arbitrit Guida ishte i qartë: ish-lojtari i Bayern Mynih (nervoz me Montella që pas zëvendësimit) ka marrë një karton të kuq në minutën e 97', minuta e fundit e ndeshjes, për një shtyrje të bërë ndaj arbitrit anësor. Një gjest që francezi e ka paguar shtrenjtë nga Gjykatësi Sportiv, edhe pas ndjesës së bërë në rrjetet sociale: "Isha nervoz dhe më vjen keq, shpresoj që Passeri të mund ta kuptojë cila ishte gjendja ime shpirtërore. Do të doja më shumë vëmendje për Fiorentinën, e njëjta që i jepet klubeve të tjerë". Polemikat nuk ndalen me kaq sepse ai që ka ngritur dozat është presidenti viola Rocco Commisso: "Besoj se ajo që ndodhi dje është pak skandaloze, i shkreti Ribery bëri dicka të gabuar edhe pse ndoshta ka të drejtë, por gjithcka nisi nga një faull që nuk u fërshëllye. Përse arbitri nuk shkoi të kontrollonte VAR?". Duke u kthyer tek kartoni i kuq i lojtarit më përfaqësues të skuadrës, presidente i Fiorentinës është shprehur: "Nëse do të skualifikohet do të bëjmë dicka. Lojtarët duhet të respektojnë rregullat, por edhe arbitrat duhet të jenë në lartësinë e duhur" ka thënë ai për Radio Anch'io Sport. EDHE MONTELLA I SKUALIFIKUAR Jo vetëm Franck Ribery, i pezulluar për tre ndeshje, e Luca Ranieri, i skualifikuar për javën e ardhshme të kampionatit. Kundër Sassuolo në pankinën e Fiorentina nuk do të jetë as trajneri, Vincenzo Montella. Gjykatësi Sportiv ka skualifikuar për një javë teknikun: "Për motivin se, në përfundim të ndeshjes, në fushën e lojës, me një sjellje kërcënuese, i është drejtuar arbitrit me një shprehje intimiduese". Për Montella edhe 15mijë euro gjobë.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI