Flash

Tirana zgjedh Julian Ahmataj: tekniku vihet menjëherë përballë të shkuarës

Lapsi.al 25 October 2019
Tirana zgjedh Julian Ahmataj: tekniku vihet menjëherë

Tirana ka bërë lëvizjen pa vonesë: në vend të Ardian Memës është zgjedhur dhe prezantuar me shpejtësi Julian Ahamataj. Tekniku elbasanlli është është akorduar me presidentin e Tiranës Refik Halili, i cili edhe më parë kishte shprehur konsideratën dhe në dy raste të tjera ka qenë pranë firmës me 40 vjecarin. Tani, pas javës së 9 të Superiores, është momenti që Ahmataj të fillojë të tregojë aftësitë e tij me një skuadër të rëndësishme dhe duhet ta bëjë menjëherë kundër të shkuarës së tij: "Nuk do doja ta filloja në Gjirokastër. Kam respekt për atë ambient. Kanë një ekip të mirë, që besoj se do na hapë punë".

E para e teknikut të ri të Tiranës është pikërisht kundër Luftëtarit në transfertë, skuadër me të cilën impresionoi me një seri rezultatesh dhe lojë të mirë, duke qenë vendimtar në shpëtimin e gjirokastritëve sezonin e kaluar. E të dielën, në Gjirokastër, Ahmataj do të kthehet si armik, për herë të parë, që kur u largua nga qyteti i gurtë. Mënyra e aplikimit të lojës nga bluezinjtë, në kohë që drejtoheshin nga Ahmataj, ka qenë edhe pikë e fortë e tij, në dualizimin me Bledar Devollin, të krijuar në idetë e presidentit Halili: "Dua të falenderoj njerëzit që me besuan dhe presidentin. Kam një shans që të vjen, ose jo në jetë. Do e shfrytëzoj, të jap më të mirën time. Do bëj më të mirën që Tirana të dalë kampion. Sa do ia arrijmë, nuk di si ta garantoj. Të ishte për mua, dilnim kampion që tani. Di që kampion dilet në maj. Duhet të bëjmë mirë çdo ditë që të arrijmë te rezultatet pozitive. Kam miqësi me Memën, dhe e falenderoj për grupin e ndërtuar këtu. Më vjen keq që u largua nga Tirana, është njeri i përsosur, por kjo është puna jonë" tha

Ahmataj.

Tani tekniku nga Elbasani, që më parë ka punuar me Burrelin, Kamzën e Luftëtarin, duhet të tregojë se mund të administrojë edhe një grup lojtarësh të ndërtuar për titullin kampion: "Në futboll, ka një gjë. Ose di ta bësh punën, ose nuk di ta bësh. Nga renditja, po ta shohësh, në Gjirokastër, për pikët që kam marrë atje, mund të isha në vend të parë. Nuk është kjo matësi i një skuadre. Në një ekip të madh, ke më shumë probleme. Ke më shumë alternativa, më shumë lojtarë. Gjëra që të vënë në një situatë që duhet të bësh zgjedhje".

"Do bëj maksimumin që t’ia jap titullin, bashkë me lojtarët. I uroj suksese të gjithëve, edhe duke qenë 100-vjetori i klubit" përfundoi tekniku i ri bardheblu, që më parë ka mbajtur veshur këtë fanellë si lojtar.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI