Flash

Tallja e West Ham ndaj Sheffield United, në kujtim të 2007-ës: në stadium parashikohen…60 mijë Tevez!

Lapsi.al 25 October 2019
Tallja e West Ham ndaj Sheffield United, në kujtim të 2007-ës:

West Ham nuk është vetëm një skuadër, por pak, edhe fe. Hammers kanë një nga tifozeritë më të apasionuara të Anglisë, edhe pse gjatë viteve mbështetësit e klubit londinez janë bërë të njohur edhe për dhunën e disa grupeve, si Intercity Firm. Sidoqoftë, shpërngulja nga Boleyn Ground në London Stadium i ka bërë mirë një të dhëne që i përket klubit. Në sezonin e kaluar, impianti i ndërtuar për Olimpiadën 2012 ka qenë pothuaj gjithnjë plot e edhe në këtë aktual mesatarja e spektatorëve është gjithnjë pranë maksimumit të kapacitetit të stadiumit prej 60 mijë vendeve.

Ndeshja kundër Sheffield United nuk duhet të bëjë përjashtim, edhe pse, sipas asaj që bën të ditur Daily Mail, është për tu përkujtuar një ndeshje e rëndësishme. Dy skuadrat takohen për herë të që nga 2007, vit në të cilin Blades u rrëzuan nga Premier League. Ai që i dërgoi në Championship, ishte pikërisht West Ham, që në atë sezon shpëtoi në javën e fundit falë një goli të Carlos Tevez kundër Manchester United. Një gol që u pasua nga një seri e gjatë polemikash e që për këtë do të kujtohet patjetër. Me shumë maska me fytyrën e Apache, që tifozët e West Ham do të mbajnë përpara se të fillojë ndeshja me Sheffield.

Një tallje e bukur, sepse ai gol krijoi vërtetë kaos në atë kohë. Transferimi i Tevez e Mascherano tek West Ham kishte thyer parimin e pronësisë së palës së tretë, duke qenë se kartoni i të dyve ishte në duart e një fondi investimesh. E pas rënies, presidenti i Sheffield kishte hedhur në gjyq Irons, duke marrë një dëmshpërblim prej 20 milionë stërlinash. Por nuk është e gjitha, sepse pak muaj më pas Tevez u shit… tek United, duke shtuar dyshimet e Blades për një rezultat të dakordësuar në javën e fundit të kampionatit për të favorizuar West Ham.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI