Flash

Zjarr në periferi të Vlorës

Një zjarr ka përfshirë këtë të shtunë periferinë e qytetit të Vlorës, ndërsa temperaturat e larta dhe er...

14:48

Protesta tek Unaza, shkon në 6 numri i të arrestuarve

Lapsi.al 12 October 2019
Protesta tek Unaza, shkon në 6 numri i të arrestuarve

Ka shkuar në 6 numri i personave të arrestuar nga Policia e Tiranës, që akuzohen se bllokojnë rrugën në zonën e Unazës së Re.

Dy ditë më parë u arrestuan dhe tre persona të tjerë për bllokimin e rrugës në zonën e Unazës së Re.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, arrestuan në flagrancë për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike” dhe Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, shtetasit:

E. F., 27 vjeç; R. D., 54 vjeç dhe T. Gj., 56 vjeç (të tre banues në rrugën “Teodor Keko” në Zonën e Unazës së Re).

Këta shtetas në rrugën “Teodor Keko” në zonën e Unazës së Re, kanë organizuar e zhvilluar një tubim të paligjshëm dhe kanë penguar qarkullimin e mjeteve të transportit rrugor në të dyja drejtimet e rrugës “Tedor Keko”.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë, pjesëmarrës në bllokimin e rrugës në zonën e Unazës së Re.

Me ndryshimet e reja në Kodin Penal, bllokimi i qarkullimit rrugor duke cenuar të drejtat dhe liritë themelore për lëvizjen e lirë të shtetasve dhe të mjeteve të transportit, do të përballet me pasojat e shkeljes së ligjit.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI