Flash

Rama sulmon sërish-BE-në: As Kafka dhe Kadareja nuk do ta kuptonte

Lapsi.al 11 October 2019
Rama sulmon sërish-BE-në: As Kafka dhe Kadareja nuk do ta kuptonte

Kryeministri Edi Rama vijon prej ditësh të njëjtën propagandë se në rast dështimi të çeljes së negociatave shkak janë zhvillimet e brendshme të vendeve anëtare. Në një postim në Tëitter, Rama thotë se debatet për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut nuk do t’i kuptonte as Kafka me Kadarenë.

“Nëse Franz Kafka apo Ismail Kadareja do të kishin pasur mundësinë të ndiqnin nga brenda këtë procesin e vendimmarrjes së BE-së, për të thënë PO a JO për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, do të kishin parë se si realiteti e konkurron edhe fantazinë e tyre të pakonkurrueshme...” – shkruan Rama.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI