Flash

Lleshaj i ashpër me shoferët e papërgjegjshëm: Po merrni jetë njerëzish

Lapsi.al 11 October 2019
Lleshaj i ashpër me shoferët e papërgjegjshëm: Po merrni

Patrullimi me mjete pa shenja policore po evidenton shumë shkelje të rrezikshme të sigurisë në qarkullimin rrugor.

Me dhjetëra leje drejtimi janë hequr dhe shumë masa të tjera të rënda po merren. Aksidentet rrugore marrin jetë, më shumë se sa krimi.

Është me shumë rëndësi të kuptohet nga të gjithë se kontrolli rigoroz dhe masat e forta në qarkullimin rrugor janë mjet i domosdoshëm.

Policia e Shtetit ka nevojë për mbështetjen e qytetarëve përmes informimit dhe përmes respektimit të rregullave.

Ata që e lenë mendjen në shtëpi kur hipin në makinë, duhet të jenë të qartë për pasojat.

Asnjë tolerim nuk do ketë për papërgjegjshmërinë në qarkullim.

Policia do të vijojë “gjuetinë” ndaj kujtdo, që rrezikon jetën e tij dhe të të tjerëve, në funksion të sigurisë në rrugët e vendit.

Të këshilluara

Një tjetër tërmet godet vendin

Një lëkundje tërmeti është ndjerë mëngjesin e sotëm në zonën e Dibrës. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM), epiqendra e ...

12:12

ide

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI