Flash

Vlorë, arrestohet pronari i një lokali

Lapsi.al 7 October 2019
Vlorë, arrestohet pronari i një lokali

Pronari i një lokali në lagjen “Partizani”, në Vlorë është vënë në pranga. Policia njofton se në lokalin e biznesmenit A.J., 55 vjeç mbrëmjen e djeshme ka ndodhur një sherr.

Ai ka hezituar të kallëzojë në polici faktin që një person ka mbetur i plagosur dhe gjithashtu ka tentuar të dëmtojë provat.

“Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se ky shtetas pas ngjarjes së ndodhur nuk ka kallëzuar në organin policor për plagosjen e shtetasit G.Ll dhe ka mbyllur lokalin duke kryer veprime të tjera me qëllim dëmtimin e provave”,- informon policia.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprat penale "Moskallëzim krimi" dhe "Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës".

Të këshilluara

Rama mbledh në takim deputetët e Shkodrës

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me deputetët e qarkut të Shkodrës. Takimi zhvillohet me dyer të mbyllura dhe në qendër është ngërçi në bashkinë e Sh...

18:56

ide

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI