Flash

Arratiset nga burgu italian shqiptari i dënuar për vrasje

Lapsi.al 7 October 2019
Arratiset nga burgu italian shqiptari i dënuar për vrasje

Një shqiptar i rrezikshëm u arratis pak ditë më parë nga një burg italian. Ai është Olsi Shaqlli me origjinë nga Korça dhe vuante dënimin për vrasje në burgun e Campobassos. 45-vjeçari po kërkohet tashmë në të gjithë territorin italian dhe fotoja e tij është publikuar kudo.

I burgosuri mori leje për çështje punë dhe nuk u kthye më në qeli. Ai ishte dënuar në mungesë me 11 vite burg për vrasjen e italianit Giuseppe Intelletto në 2008 në Gioia del Colle. Viktima u ekzekutua gjatë një grabitjeje në një dhomë private teksa luante letra me miqtë.

Autori u arrestua pasi kishte lënë gjurmë ADN-je në një gotë ku kishte pirë ujë në vendin e krimit. Ai u arrestua në Shqipëri në vitin 2012 nga Interpoli, pasi kishte kaluar 4 vjet në arrati. Karabinierët shprehen se i dënuari për vrasje është ndihmuar nga bashkëpunëtorë dhe miq të tij mjaft të afërm, në mënyrë që të kryente arratisjen. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Vlorë, arrestohet pronari i një lokali

Pronari i një lokali në lagjen “Partizani”, në Vlorë është vënë në pranga. Policia njofton se në lokalin e biznesmenit A.J., 55 vjeç mbrëmjen e djeshme ka ndodh...

19:16

Rama mbledh në takim deputetët e Shkodrës

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me deputetët e qarkut të Shkodrës. Takimi zhvillohet me dyer të mbyllura dhe në qendër është ngërçi në bashkinë e Sh...

18:56

ide

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI