Flash

Ambasadori italian kundër 9 kushteve gjermane: Nuk shoh arsye pse! Negociatat duhet të hapen

Lapsi.al 25 September 2019
Ambasadori italian kundër 9 kushteve gjermane: Nuk shoh arsye pse!

Ambasadori italian në Shqipëri, Alberto Cutillo, ka pohuar se nuk ka asnjë arsye për kushte të reja në çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE-në. Sipas tij procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në familjen europiane duhet të nisë menjëherë.

“Zgjidhja e krizës politike është një objektiv kryesor për një vend që kërkon të aderojë në BE. Ftojmë të gjitha forcat politike të ulen së bashku për të zgjidhur problemet që kanë, sidomos problemin e Reformës Zgjedhore. BE i ka dhënë disa detyra Shqipërisë dhe ne mendojmë se këto detyra janë plotësuar kohë më parë dhe nuk gjejmë arsye përse duhen vendosur kushte të reja për të hapur negociatat. Negociatat duhen hapur tanI”, është shprehur Cutillo nga Gjirokastra ku po merrte pjesë në disa aktivitete në kuadër të javës së zhvillimit të qëndrueshëm.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI