Flash

Berisha tallet me Ramën: O gëzim të madh ka sot Edvin Mafia...

Lapsi.al 24 September 2019
Berisha tallet me Ramën: O gëzim të madh ka sot Edvin Mafia...

Ish-kryeministri Sali Berisha reagon pas vendimit të grupeve CDU/CSU të Bundestagut gjerman për të shtuar edhe 2 kushte Shqipërisë në rrugëtimin e saj për çeljen e negociatave me BE-në. Përmes një postimi në Facebook, Berisha ironizon edhe festën e kryeministrit Edi Rama.

“O gezim te madh ka sot Edivin Mafia se u nda Shqiperia nga Maqedonia e Veriut! Kenaqesi deri ne ekstaze narkoshteti se morem kushte, oh sa shume kushte, ndersa Maqedonia e Veriut asnje kusht po mori vetem nje Po dhe hapi negociatat! Neser Cakaj nga New Jorku: O kushte te medha ka sot Shqiperia, rrofte e qofte Edvin Mafia! Kurse Edvin Mafia: Nuk na duhen negociatat por na duhen kushtet!”, - shkruan Berisha në reagimin e tij.

Grupimet politike që qeverisin Gjermaninë CDU-CSU, kanë vendosur që negociatat për Shqipërinë të hapen vetëm pasi të plotësohen 9 kushte, të cilat lidhen me krizën politike, reformën në drejtësi dhe zgjedhjet e lira. Në një rezolutë të miratuar për Shqipërinë, dy grupimet politike gjermane theksojnë se pa zgjidhur krizën politike është e vështirë për Shqipërinë të nisë negociatat me BE.

 

CDU-CSU, thekson gjithashtu se nevojitet një vendim urgjent i Gjykatës Kushtetuese për ligjshmërinë e zgjedhjeve të 30 qershorit, ndërsa kërkon që reforma zgjedhore të vazhdojë aty ku ka ngecur që në dhjetor 2018-ës.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI