Flash

Del VIDEO/ Vartësi i Veliajt përplaset me qytetarin: Pis! Shkër**atë!

Lapsi.al 24 September 2019
Del VIDEO/ Vartësi i Veliajt përplaset me qytetarin: Pis!

Partia Demokratike ka publikuar një video në rrjetet sociale ku sipas saj duket kryetari i njësisë bashkiake nr 8, Bujar Xhafa ka dhunuar qytetarët. Në videon e publikuar Xhafa shihet që takon si qytetarë të komunitetit rom në periferi të kryeqytetit.

Ata duken të revoltuar pasi kanë kërkuiar kryetarin (Veliajn), por ai nuk u ka shkuar. Në një moment Xhafa kap nga krahu qytetarin, por ky revoltohet edhe më keq me zyrtarin e Bashkisë.

“Jetoj i përmbytur, kam dy vjet që kërkoj që kryetari të vijë të më takojë,”- thotë qytetari dhe në këtë moment Xhafa e kap me forcë nga krahu.

“Dëgjo këto po të them,”– i thotë Bujar Xhafa ndërsa qytetari fillon të bërtasë.

“Mos më prek mua me dorë, kë prek me dorë ti pis mu*i, shkër*atë! Mos më prek më dorë po të them. Ik qërohu, pis. Kë prek me dorë ti? Më q*fsh nënën, mbaje mend ç’do të të bëj,” - dëgjohet që bërtet burri në video.

Më pas zyrtarët e bashkisë futen në makinë dhe largohen pas ulërimave të banorëve të tjerë. Nga pamjet duket se banorët e kësaj zone jetojnë në varfëri të plotë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI