Flash

Presidenti i Fiorentinës, acaron Juventus: "Chiesa, duhet ti bësh gol"

Lapsi.al 14 September 2019
Presidenti i Fiorentinës, acaron Juventus: "Chiesa, duhet ti bësh

Ndeshja kundër Juventus është gjithnjë speciale për Fiorentinën dhe Rocco Commisso ka nisur ta ndjejë. Presidenti viola ka dashur ti japë zemër skuadrës me prezencën e tij në ditën e ndeshjes më të rëndësishme të vitit: Fiorentina-Juve. Commisso ka vendosur ti bëjë një vizitë skuadrës në grumbullim pak orë para ndeshjes dhe ka një mesazh vecanërisht për Chiesa: "Më dëgjon? Duhet të bësh gol!".

"Cfarë pres nga Fiorentina-Juventus? - ka thënë Commisso - Një ndeshje të bukur që do të shihet në të gjithë botën, skuadra jonë do të jap gjithcka. Pastaj të ndodhë ctë ndodhë. Do të ishte shumë bukur nëse Chiesa do të shënonte, i mungon goli. E pashë me Finlandën e luajti shumë mirë...". Lojtari që bardhezinjtë tentuan deri në fund për ta marrë, është njeriu më i rrezikshëm viola dhe një gol i tij do të ishte një ndëshkim i madh për kampionët e Italisë.

Fiorentina-Juve do të jetë edhe një duel i bukur Ribery kundër Ronaldo: "Ribery ka një zemër të madhe, ka ndonjë vit më shumë, por është i jashtëzakonshëm. Kam dëgjuar si i trajton të rinjtë e kjo është e bukura e një kampioni si ai".

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI