Flash

"Edhe sot kur shpenzoj 300 euro ndihem në faj": Alex Sandro nuk e harron varfërinë

Lapsi.al 13 September 2019
"Edhe sot kur shpenzoj 300 euro ndihem në faj": Alex Sandro nuk e

Sakrificat për të shpërthyer në futboll janë të shumta e nuk harrohen lehtë. Edhe tani që është një mbrojtës i afirmuar, Alex Sandro kujton gjithnjë pikën nga ku është nisur, duke treguar anën e tij njerëzore: "Fitorja ime e parë e madhe e arritur falë futbollit ishte kur kurseva 300 dollarë e ia dhashë prindërve të mi për të lyer muret e shtëpisë. Mund të kisha blerë dicka, por më duhej të ndihmoja familjen time".

"Kur u bëra pjesë e moshave të Atletico Paranaense, 15 vjec, fitoja vetëm 100 dollarë në muaj. Klubi për fat më ofronte gjithcka: hotelin, ushqimin e mësimet shkollore, kështu nga ato para shpenzoja 50 e gjysmën e ruaja. Fitorja ime e parë e madhe e arritur falë futbollit ishte kur kurseva 300 dollarë e ia dhashë prindërve të mi, që e përdorën për të lyer muret e shtëpisë. Mund të kisha blerë dicka, por në atë moment më duhej të ndihmoja familjen time".

Tani gjërat shkojnë mirë, por braziliani nuk e harron rëndësinë e asaj që zotëron: "Shumë herë dal me familjen time dhe më rastis të shpenzoj 300 apo 400 euro, pastaj pyes veten sa real brazilianë janë të barazvlefshëm dhe ndihem në faj përse shpenzova aq shumë në një mbrëmje të vetme".

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI