Flash

Premtimi i Sarri për CR7: "Do të bëj të shënosh 40 gola"

Lapsi.al 9 September 2019
Premtimi i Sarri për CR7: "Do të bëj të shënosh 40

Dy ndeshje zyrtare e dy gola (një i anulluar me Var në Parma). Sezoni i Cristiano Ronaldo në bardhezi ka nisur në mënyrën e duhur. Por në Continassa synohet shumë më tepër. Sepse Sarri e CR7 duket se kanë bërë një pakt për të bërë portugezin të shënojë sa më shumë të jetë e mundur. Pikërisht paktin verbal e zbulon Tuttosport, duke saktësuar fjalët e Komandantit. "Dua të bëj të shënosh më shumë se 40 gola në këtë sezon", i ka thënë tekniku Ronaldos, duke vënë në shënjestër rekordin e Higuain në Serie A (36 gola në një sezon).

Një premtim që CR7 e ka marrë shumë seriozisht, pavarësisht pozicionit më të spostuar në fushë në krahasim me argjentinasi. Në Juventusin e Sarri, sulmuesi qendror është Pipita e Ronaldo nis nga e majta. Por fenomeni portugez është i lirë të përqendrohet për të kërkuar portën e të bëjë të vlejnë kualitetet e tij si snajper. Një plan taktik preciz, që në Continassa mendojnë ta shfrytëzojnë në maksimum për të shpërthyer edhe ato mbrojtje problematike e të arrijnë të gjithë objektivat. Përfshirë rekordin e golave të Higuain në Serie A. Ronaldo është në ‘flakë’ e pas golit të shënuar kundër Napoli, ka nisur numërimin mbrapsht, tani është -39.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI