Flash

F1, Michael Schumacher në Paris për një trajtim "top sekret"

Lapsi.al 9 September 2019
F1, Michael Schumacher në Paris për një trajtim "top
Pas një heshtje të gjatë, të nesërmen e triumfit të Leclerc në Monza, mbërrijnë lajme për shëndetin e Michael Schumacher. Ish-piloti gjerman ka mbërritur sot në Paris, ku është transportuar në spitalin eropian "Georges Pompidou" për një trajtim "top sekret". Lajmi bëhet i ditur nga mediat franceze. Sipas Le Parisien, ndaj ish-kampionit të Formula 1, i cili u plagos rëndë në 2013 pas një përplasjeje ndërsa bënte ski, duhet të kryhet një transfuzion i qelizave burimore në trup, në mënyrë që të përfitohet një veprim "anti-inflamator sistemik".

Trajtimi do të kryhet nga profesor Philippe Menasché, kardiokirurg i famshëm, pionier i terapisë qelizore në trajtimin e insufiçiencës kardiake. Menasché është gjithashtu në bordin e Institutit të trurit dhe palcës kurrizore. Kirurgu i famshëm ortoped, Gerard Saillant u pa gjithashtu në spitalin ku Schumacher është shtruar. Menasché dhe drejtuesit e Pompidou, të kontaktuar nga media franceze, nuk konfirmuan dhe as mohuan lojin e trajtimit ndaj të cilit do të nënshtrohet Schumacher duke lënë pas një mister mjekësor.

Burime franceze të lajmeve sigurojnë se Schumacher është sjellë të paktën dy herë të tjera kohët e fundit në Paris, e fundit pranverën e kaluar. Në qëndrimin e tij të parë, ish piloti u shtrua në Pitié-Salpetriere. Sipas raportimeve, Schumacher ishte menduar të kthehej në Paris për ekzaminime në korrik, por ky takim u shty për shkak të një problemi të papritur shëndetësor dhe data u zhvendos në fillim të shtatorit, pas kthimit nga pushimet të profesorit Menasché.    

Të këshilluara

Tottenham dhe PSG duan Dybala në janar

Edhe pse tregu është i mbyllur, situata e Dybala në shtëpinë e Juve është ende e nxehtë. Për një kohë të gjatë me valixhet gati këtë verë, argjentinasi mbeti në...

18:19

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI