Flash

Reportazhi i medias britanike: Pse flamingot po thërrasin "Rama n'burg, Berisha n'burg"

Më 16 maj 2026, në Zvërnec nisi një revolucion, në një fshat të qetë në bregdetin shqiptar, ku Jared Kushner dhe Ivanka Trump planifikonin të ndërtonin një resort luksoz. Ai u përhap në të gjithë vendin, ndërsa shqiptarët shfrynë zhgënjimin e tyre ndaj një klase politike të akuzuar për korrupsion dhe degradimin e demokracisë, të drejtuar nga Edi Rama, kryeministër prej 13 vitesh dhe i preferuari i Bashkimit Evropian. Aris Roussinos vizitoi vendin e trazuar në kulmin e asaj që tashmë po quhet “Revolucioni i Flamingove”, duke folur me aktivistë, drejtues të opozitës dhe madje edhe me vetë kryeministrin e vendit, i cili beson se populli i tij nuk ka qenë kurrë më mirë.

18:48

Mavraj e Roshi jashtë, por nuk janë të vetmit: ky është revolucion i parashikuar i fanatikut të 3-5-2

Lapsi.al 9 September 2019
Mavraj e Roshi jashtë, por nuk janë të vetmit: ky është

Një konferencë për shtyp me nerva të tensionuara, ashtu si edhe pritej pas një humbje si ajo e Francës. Edy Reja nuk ishte ai babaxhani i përhershëm, sepse në lojë ishte edhe emri i tij dhe ajo që i mbron me fanatizëm edhe më shumë se lojtarët, skema 3-5-2: "Ta sqarojmë këtë aspekt - sulmoi Reja që në fillim -. Skema 3-5-2 nuk është vetëm mbrojtës, ne mundohemi të mbrojmë duke sulmuar duke mbajtur kundërshtarin larg portës. Unë që kur kam ardhur i kam stërvitur lojtarët me këtë modul. Në Islandë skuadra humbi 4 raste, ndaj Moldavisë bëmë mirë dhe fituam. Skuadra më pëlqen të mbrohet duke sulmuar".

Mund të jetë edhe kështu, vetëm se, duke iu referuar ndeshjes në

Stade de France, kuqezinjt jo vetëm nuk sulmuan, por nuk bënë dot as mbrojtjen, duke u shpartalluar shumë më shpejt se Reja të bënte lëvizjen e parë: "Më shumë se sa sistemi, janë lojtarë që e interpretojnë atë. Me Francën kam kërkuar që të bëjnë presing lart. Raporti sulm, mbrojtje nuk ishte ai që duhej. Hysaj dhe Roshi avancoi pak më shumë duke bërë disa inkursione në krah". Në ndeshjen që ka parë 73 vjecari ndoshta dy krahët e skuadrës paskan avancuar, por statistikat janë kokëfortë, pa penalltinë, vetëm një goditje e Roshit në minutën e 92 u lëshua drejt portës së Lloris.

Reja mbron skemën, e mbron me bindje, por lojtarët të cilëve do tia besojë atë kundër Islandës të martën do të jenë të tjerë. Natyrisht jo të gjithë, por një pjesë e mirë po: "Formacioni 3-5-2 do më bëjë të ndryshojë disa lojtarë. Dermaku do të jetë titullar në vend të Mavrajt. Do mundohemi që të jemi më ofensivë". Revolucioni nisi. I famshëm është ai i tetorit, por Reja e ka të detyruar ta bëjë në shtator. Jashtë Mavraj, ashtu si e anuncoi. Me shumë mundësi edhe Ramadani e dogji shansin të jetë nga minuta e parë, ashtu si Abrashi. Kondicioni fizik do të vlerësojë Baren, por tani Gjasula, i spikatur në minutat e aktivizuara në Francë, bashkë me Xhakën, që do të ketë mundësi të zbusë inatin për pankinën në Stade de France, janë kandidatët kryesorë për një fanellë titullari. Roshi, ai i kryqëzuari për gabimet difensive, në një rol që nuk është fare i tij, natyrisht që e ka parë pankinën me mendje, që pas 13 minutave të para në Paris: "Roshi është shumë i mirë në sulm, ndërsa në mbrojtje ka mungesë vëmendje. Me Moldavinë ai u fut dhe ndryshoi ndeshjen, por kjo kur është i përqëndruar".

Mavrajt, në fakt, (“Është një zgjedhje teknike, do të bëjë një vlerësim të të gjithë grupit"), nuk është i vetmi nga lojtarët me peshë që mund të ndryshojnë vendin me pankinarët. Balaj e pati shansin: asnjë goditje në portë, asnjë rast i krijuar, asnjëherë i rrezikshëm. E kundërta me Cikalleshin. Sulmuesi është më tepër në profilin që kërkon Reja, por problemi janë minutat që nuk i ka në këmbë. E megjithatë, kundër Islandës niset favorit dhe dualizmin këtë herë ia ka lënë shkodranit dhe Uzunit, për të marrë një rezultat, në një ndeshje për jashtë ose brenda: "Kjo do të jetë ndeshja jonë më decizive, kjo do të tregojë nëse do të vazhdojmë ëndrrën tonë europiane. Kemi tre ndeshje në shtëpi, kalendari na favorizon për të bërë më të mirën. Do të kërkojmë të bëjmë më të mirën jashjtë fushë. Nesër do të japim 200% për të marrë fitoren", përfundoi Reja.

Të këshilluara

Tottenham dhe PSG duan Dybala në janar

Edhe pse tregu është i mbyllur, situata e Dybala në shtëpinë e Juve është ende e nxehtë. Për një kohë të gjatë me valixhet gati këtë verë, argjentinasi mbeti në...

18:19

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI