Flash

Alex Morgan sulmon CR7: "Përdhunimi? Sa shumë prova, por paratë ndihmojnë ..."

Lapsi.al 9 September 2019
Alex Morgan sulmon CR7: "Përdhunimi? Sa shumë prova, por

Alex Morgan është rikthyer të sulmojë Cristiano Ronaldo. Një nga futbollistet më të forta në botë dhe një nga 100 personalitetet më me ndikim të vitit sipas Time, është kthyer të flasë për yllin e Juventus por duke përdorur tone jo pajtuese: "Si futbollist ai është një nga më të mirët në botë, por nuk është i tillë si njeri." Referenca ka të bëjë edhe me pretendimet për përdhunim në muajt e fundit: "Shumë prova, por në fund paratë ndihmojnë ...".

Një sulm i drejtpërdrejt nga futbollistja amerikane, më e paguara në botë, përmes linjave të Sports Illustrated pasi shpërndau në rrjetet e saj sociale korrikun e kaluar një artikull ku e cilësonte Cristiano Ronaldo si një "ikonë të korrupsionit në sport". Tani fjalë të tjera të ashpra me një referencë të saktë për çështjen Mayorga, ku akuzat e përdhunimit të vajzës vijuan për muaj me radhë dhe më pas u tërhoqën: "Ka shumë prova për ta vërtetuar - komentoi Alex Morgan - por në këtë situatë paratë ndihmojnë gjithmonë. Ronaldo është një nga lojtarët më të mirë, por puna e tij nuk ka asnjë lidhje me atë që është si njeri apo me atë që mund të ketë bërë ".

Tensioni është i dukshëm, por të dy lojtarët do të takohen në Milano në 23 Shtator në "Fifa Aëards": "Nuk do ta trajtoj ndryshe nga të tjerët që do të takoj".

[gallery ids="454127,454128"]

Të këshilluara

Tottenham dhe PSG duan Dybala në janar

Edhe pse tregu është i mbyllur, situata e Dybala në shtëpinë e Juve është ende e nxehtë. Për një kohë të gjatë me valixhet gati këtë verë, argjentinasi mbeti në...

18:19

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI